TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2025, 11:02

Shpërthimi me tritol në Elbasan, zbardhet emri kush është pronari i banesës ku ndodhi ngjarja

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi me tritol në Elbasan, zbardhet emri kush është
Shpërthim me tritol në Elbasan

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në një banesë në Elbasan.

Shpërthimi ka ndodhur në një apartament të një pallati të banueshëm rreth mesnate. Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz brenda banesës në katin e dytë. Nuk dihet se çfarë ka qenë lënda plasëse, por shpërthimi është dëgjuar i fortë.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar këtë rast. 

Eksplozivi është hedhur në banesën e shtetasit Arbër Pepa, i cili nuk rezulton i skeduar nga policia.

Shpërthimi ka qenë i fortë dhe është dëgjuar në gjithë Elbasanin, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Dyshimet e para të "bluve" janë se ky shpërthim mund të ketë qenë një sinjal, apo mesazh për Arbër Pepën. 

Një banore ka dhënë dëshminë e saj për mediat, duke shpjeguar se pak para shpërthimit, një burrë i quajtur Pali, së bashku me gruan dhe djalin e tij, janë larguar nga banesa.

“Këtu poshte jeton një burrë me fëmijën dhe gruan, por ata ikën nga ora nëntë e mbrëmjes. Quhet Pali dhe dolën me gruan e tij, Lelen (Mirelën) dhe fëmijën e kane shtëpinë e tyre. Ata dolën para shpërthimit. Aty është e ëma me vëllanë dhe familjen e vet. Edhe ata dolën dhe vetëm shikuan. Aq u trembëm sa zemra më rritej pa pushim, shumë zhurmë e madhe,” thotë ajo.

 

shpërthim me tritol në elbasan arbër pepa

Lini një Përgjigje