
Është qëlluar me armë gjyqtari Astrit Kalaja.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Dyshohet se është qëlluar me armë gjyqtari Astrit Kalaja.
Paraprakisht mësohet se gjyqtari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po ashtu kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe i është sekuestruar edhe arma.
Mësohet se autori ka qenë palë në një proces gjyqësor.
Sakaq efektivë të shumtë por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje.
Kush është gjyqtari Astrit Kalaja?
Astrit Kalaja ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe është diplomuar në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo ka mbaruar studimet me titullin "Jurist", është emëruar në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës. Shtatë vitet e fundit ka ushtruar detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit. Në kuader te procesit te Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019.
Nga student direct Shef gjithe jeten, kjo eeshte historia absurde me thuajse te gjithe trupen e drejtesise ne vend. Uroj sherim te shpejte