TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2025, 14:57

Tjetër ngjarje e rëndë, 15-vjeçari në Elbasan ndërron jetë pasi konsumon fotoksinë

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër ngjarje e rëndë, 15-vjeçari në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan ku një 15-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas policisë, dyshohet se i mituri ka konsumuar fotoksinë. Edhe pse u dërgua me urgjencë nga spitali Rajonal i Elbasanit drejt QSUT-së, 15-vjeçari fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

“Elbasan/Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim“, njoftoi policia.

Kjo është ngjarja e katërt tragjike e ndodhur ditën e sotme.

 

Lini një Përgjigje