TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2025, 20:33

Tjetër ngjarje e rëndë trondit vendin, vritet me armë zjarri 36-vjeçari në Selenicë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër ngjarje e rëndë trondit vendin, vritet me armë zjarri
Pamjet nga spitali i Vlorës

Fillimisht u raportua se 36-vjeçari ishte plagosur rëndë, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Selenicës, ku ka humbur jetën Dalan Alliaj.

Fillimisht u raportua se 36-vjeçari ishte plagosur rëndë, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. I riu u plagos në qendër të fshatit.


I plagosuri ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm, por nuk dihet ende kush e ka qëlluar.

Po sipas banorëve i plagosuri 36 vjeçar është nga fshati Levan i Fierit.

"Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit"-njofton policia. 

Ky është ngjarja e radhës që trondit vendin. Kujtojmë që ditën e enjte u raportuan 3 vrasje me thikë, ku djali vrau të atin në Durrës, kolegu goditi për vdekje picierin në Tiranë dhe një 42-vjeçar u vra në Berat.

2 Komente

  1. G
    Gazetare idiote

    Titull idiot bombastik.Pse shkruani ..."vreasja trondit vendin"?Une dhe shume si ne qe jemi qytetare te ktuj vendi sjemi trondit! Boll me tituj bombastike.Keni zhvleftesuar gjithshka.Skeni mase per asgje. Gazetare idiote

    1. E
      Esmerlalda Deno

      Për ditë po vriten djemt e nënave. Ministria e brendshme rri ende në detyrë ajo duhet të japi urgjent dorëheqje.

      Lini një Përgjigje