Kronike18 Mars 2023, 10:40

U kap me 113 mijë euro në makinë, Gjykata lë në burg efektivin e RENEA-s

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 113 mijë euro në makinë, Gjykata lë në burg

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën "arrest në burg" pa afat efektivin e RENEA-s Altin Morina, i arrestuar të martën pasdite te Komuna e Parisit me 113 mijë euro në makinë.

Mësohet se gjatë seancës, efektivi Morina ka pretenduar se paratë që iu gjetën në makinë i ka të justifikuara dhe sipas tij i përkasin një biznesmeni, të cilit ia kishte marrë borxh dhe për të cilat do të paraqitet dokumentacion. Ai gjithashtu ka treguar edhe emrin e biznesmenit që sipas tij i ka marrë paratë për problemet e tij personale. Bëhet fjalë për një biznesmen ndërtimi.

Paratë nuk vijnë nga produkt kriminal, i mora 20 minuta para se të arrestohesha. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë”, tha Morina.

Morina pretendon se i ka të gjitha dokumentet dhe statment bankare, por akoma nuk i ka dorëzuar. Si ka dorëzuar pasi sipas tij ka barrën e provës vetë prokuroria për t'i vërtetuar.

Nga tre akuzat që ishin fillimisht në ngarkim të tij, ajo e shpërdorimit të detyrës ka rënë dhe akuzohet vetëm për pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Bashkë me sasinë prej më shumë se 100 mijë eurove Moronës iu gjetën edhe 4 aparate celular në makinë, të cilët u sekuestruan.

 

 

burg efektivi reneas 113 mijë euro