TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2024, 12:45

U kapën me 1.1 kg drogë në "Myslym Shyr", lihen në burg tre të rinjtë

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me 1.1 kg drogë në "Myslym Shyr", lihen në

Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 3 personat e arrestuar pak ditë më parë në zonën e “Myslym Shyrit” me 1.1 kg kokainë.

Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi, do qëndrojnë në burg pasi ndaj tyre prokuroria e Tiranës, ka ngritur akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Rasti është zbuluar përmes një agjenti të infiltruar të policisë, i cili është prezantuar si blerës i lëndës narkotike.

Pazari me tre personat është bërë kundrejt një shume diku tek 30 mijë euro dhe në momentin kur palët do shkëmbenin kokainën dhe eurot, pikërisht në vendin ku e kishin lënë më parë të takoheshin, kanë ndërhyrë punonjësit e skuadrës së operacionale duke bërë arrestimin e tre personave.

Lini një Përgjigje