Kronike20 Prill 2023, 11:00

U kapën me 43 kg kokainë dhe 37 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me 43 kg kokainë dhe 37 mijë euro, arrestohen dy

Dy shqiptarë dhe një polak kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi u kapën me rreth 43 kg kokainë dhe 37 mijë euro.

Mediat vendase raportojnë se të arrestuar janë shqiptarët përkatësisht të moshës 40 dhe 43 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik.

Pas informacioneve të marra, policia ka ndjekur dhe vëzhguar 40-vjeçarin shqiptar i cili gjatë lëvizjes ka takuar disa njerëz dhe më pas ka shkuar në një garash në zonën e Torre Angela, ku pasdite iu bashkua një burrë në një furgon me targa polake, e cila ndaloi jashtë garazhit.

Teksa fliste në telefon, polakut iu bashkua një burrë i cili kishte dalë nga e njëjta godinë nga kishte hyrë 40-vjeçari shqiptar, i cili pasi shkëmbyen disa fjalë me të, u kthye brenda dhe kur dolën kishin në dorë një kuti këpucësh.

Menjëherë pas ndërhyrjes së policisë është zbuluar se droga ishte fshehur brenda kutive të këpucëve dhe në një kuti tjetër ishin fshehur 37 mijë euro.

kokaine arrestim shqiptar itali