TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Qershor 2026, 21:41

U përmbys me motor uji, nxirret nga liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti
U përmbys me motor uji, nxirret nga liqeni i Ulzës trupi i
Operacioni i shpëtimit

Pas dy ditësh kërkime intensive, është gjetur dhe nxjerrë nga Liqeni i Ulzës trupi i pajetë i 37-vjeçarit Armando Zajsi, i cili humbi jetën më 15 qershor teksa po lundronte me një motor uji.

Sipas informacioneve, Zajsi, banues në Laç, u zhduk pasi mjeti lundrues me të cilin po lëvizte u përmbys në ujërat e liqenit. Që prej momentit të ngjarjes, autoritetet nisën një operacion të gjerë kërkimi për gjetjen e tij.

Burime bëjnë me dije se trupi i 37-vjeçarit u lokalizua nga dronët e ujit në një thellësi prej rreth 37 metrash. Më pas, polumbarët e forcave speciale RENEA ndërhynë për nxjerrjen e trupit nga ujërat e liqenit.

Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit mobilizoi një numër të madh strukturash shtetërore dhe lokale. Në aksion morën pjesë Forcat e Armatosura, Forca Detare, RENEA, Policia e Shtetit, shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Mbrojtja Civile, si dhe dhjetëra vullnetarë nga zona dhe qytete të tjera.

 

Lini një Përgjigje