
70-vjeçari Jashar Spaho, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që prej datës 28 qershor është i gjetur i pajetë ditën e sotme. Konkretisht trupi i të moshuarit është gjetur këtë të enjte në lumin Devoll, në segmentin midis fshatrave Tren dhe Bitinckë.
Më pas trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Ndërkohë policia po heton dy pista kryesore, njëra ka të bëjë me mundësinë e vetëvrasjes dhe tjetra me rrëzimin aksidental në lumë, që mund të ketë çuar në mbytje fatale.
Familjarët e Spahos kishin bërë thirrje publike për ndihmë pas zhdukjes së tij, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.
Lini një Përgjigje