TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2025, 11:13

Nxirje dhe plagë në trup, misteri i mbytjes së të riut ne Shkopet; kamerat fiksuan një automjet që ndiqte viktimën

Shkruar nga Pamfleti
Nxirje dhe plagë në trup, misteri i mbytjes së të riut
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 23-vjeçarit në Mat.

Mësohet se pas hapjes së kamerave të sigurisë gjatë rrugës, është zbuluar një automjet që shoqëronte makinën e të riut nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

Ekspertiza ka përcaktuar se në zonën e fytit i riu Renis Dobra është i nxirë dhe ka disa plagë në trup, por se ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.

Familjarët e viktimës fillimisht dyshuan se ai ishte ndaluar nga policia dhe u paraqitën në Komisariatin e Matit për të pyetur nëse ishte shoqëruar.

Pasi janë informuar se i riu nuk ndodhej në polici, kanë nisur menjëherë kërkimet.  

Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale.

Lini një Përgjigje