TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Gusht 2025, 12:58

U shiste kokainë dhe kanabis turistëve në zonën e Livadhit, arrestohet 28-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
U shiste kokainë dhe kanabis turistëve në zonën e Livadhit,
28-vjeçari i arrestuar, dozat dhe paratë e sekuestruara

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në zonën turistike të Livadhit.

Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku i riu ishte akomoduar, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 120 doza kokainë, 65 doza kanabis dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

28-vjeçari ua shiste dozat e lëndës narkotike pushuesve dhe turistëve të huaj. Operacioni u kodua “Night Strike”.

"Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara dhe në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Himarë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Night Strike”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë, në fshatin Livadhë, Himarë, shtetasi M. P., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku ky shtetas ishte akomoduar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

sasi me lëndë narkotike kokainë në rreth 120 doza;

sasi me lëndë narkotike kanabis në rreth 65 doza;

një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e përgatiste lëndën narkotike në doza në dhomën ku ishte akomoduar e më pas e shiste atë në zonat turistike të vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje