TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2025, 08:05

U vra në atentat me armë zjarri, kush është 29-vjeçari Ermir Dedja

Shkruar nga Pamfleti
U vra në atentat me armë zjarri, kush është
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Personi i identifikuar si Ermir Dedja 29-vjec, ka humbur jetën ne spital, pas plagëve të marra. Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta.

Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, qe arrestuar si i dyshuar per shitjen e nje sasie lende narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosove.

Dy vite me pas, ne 2017, është ndaluar për përkrahje te autorit te një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje te nje thike qe iu gjet gjate kontrollit fizik.

“Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 18 Durrës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetë në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po bëhet krehja e zonës dhe kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.

 

ermir dedja

Lini një Përgjigje