TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2025, 07:35

Atentati në Durrës, reagon policia: 29-vjeçari i dënuar për trafik droge

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Durrës, reagon policia: 29-vjeçari i dënuar

Policia e shteti ka reaguar lidhur me atentatin në Durrës, ku mbeti i vrarë më armë zjarri 29-vjeçari Ermir Dedja.

Mësohet se i riu është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit nga persona të maskuar, në lagjen nr.18 në Durrës.

I riu, pjesë e një grupi kriminal, me precedent të mëparshëm penal humbi jetën në spital. 29-vjeçari nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra. 

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po bëhet krehja e zonës dhe kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ermir Dedja, ka qenë i arrestuar më herët për trafik droge drejt Kosovës. Konkretisht në vitin 2015. Ndërsa në vitin 2017 ai është arrestuar në Durrës për bashkëpunim me Ismail Nuredinin në plagosjen e një të riu në Shijak.

“Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 18 Durrës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetë në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po bëhet krehja e zonës dhe kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje