
Vritet 29-vjeçari në Durrës, anëtar i një grupi kriminal
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Durrësit, ku është regjistruar një vrasje me armë zjarri.
I riu Ermir Dedja është vrarë gjatë orëve të natës në një atentat në qytetin e Durrësit. Mësohet se 29-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë sipas mediave, raportohet se vrasja e të riut ndodhi në lagjen nr.18 nga persona të maskuar të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij krimi apo autorët e ngjarjes, ndërsa policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tyre.
"Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 18 Durrës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetë në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po bëhet krehja e zonës dhe kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njoftoi polcia.
Lini një Përgjigje