TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2023, 10:15

Vodhën dy biznese, arrestohen 2 'skifterët' 16-vjeçar në Tiranë; gjatë ndjekes së policisë aksidentohen me makinë

Shkruar nga Pamfleti

Vodhën dy biznese, arrestohen 2 'skifterët' 16-vjeçar

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhje.

Mësohet se të arrestuarit, të dy 16 vjeç, kanë vjedhur dy biznese gjatë ditëve të fundit në kryeqytet.

Në një prej rasteve kur adoleshentët kanë vjedhur bizneset, shihen të maskuar dhe me kapele, ndërsa thyejnë xhamin e dyqanit me gurë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike. Ndalimi u bë në aksin Shkozë-TEG pas informacioneve se qarkullonin të armatosur.

Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një pistoletë nga dritarja. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.

biznese 2 skiftere tirane

Lini një Përgjigje