TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2025, 21:46

Vrasja në Gjorm, 36-vjeçari u qëllua me 6 plumba

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Gjorm, 36-vjeçari u qëllua me 6 plumba

Detaje të reja dalin nga vrasja në Vlorë. Dalan Alliaj, 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri te dera e banesë së xhaxhait të tij, ku ai kishte shkuar për vizitë.

Policia bën me dije se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete, e më pas është transportuar në spitalin e Vlorës, por për fat të keq është konfirmuar i vdekur.

Mësohet se në trupin e të riut janë konstatuar 6 plumba. Të 6 plumbat i ka në pjesën e kraharorit dhe barkut. Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa thuhet se i riu nga Levani kishte shkuar në Gjorm, te djali i xhaxhait të tij. ky i fundit është akuzuar si i përfshirë te “Masakra e Çoles”.

 

Lini një Përgjigje