
Sipas të dhënave, viktima Dalan Alliaj rezulton pronar i firmës së pjesëve të këmbimit Allidagu në zonën e Levanit.
36-vjeçari Dalan Alliaj është vrarë me armë mbrëmjen e sotme në derë të shtëpisë së xhaxhait të tij në Selenicë.
Xhaxhai i viktimës është babai i Bertil Alliajt, i njohur për ngjarjen e masakrës së Çoles.
Sipas burimeve 36-vjeçari ndërsa ndodhej te dera e banesës, një person iu afrua dhe e goditi, duke u larguar më pas me shpejtësi.
Familjarët e plagosurit e transportuan menjëherë drejt spitalit, por ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.
Sipas të dhënave, viktima Dalan Alliaj rezulton pronar i firmës së pjesëve të këmbimit Allidagu në zonën e Levanit.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e hakmarrjes, por po verifikohen edhe pista të tjera.
Lini një Përgjigje