
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën e Vlorës, pasi në Gjorm është ekzekutuar me armë zjarri një 36-vjeçar. Ai është identifikuar si Dalan Alliaj, nga Levani i Fierit.
Alliaj është pronari i një servisi makinash dhe dyqani pjesë këmbimesh në atë zonë. Ai u qëllua te banesa e xhaxhait të tij. Djali i xhaxhit, të tij dyshohet se është përfshirë në një ngjarje në vitin 2015, në atë që njihet si “masakra e Çoles”. Në atë kohë, pas një sherri në kazino, mbetën të vrarë 3 persona. Ndëkrohë Pamfleti ka siguruar pamjet kur ai mbërrin në spitalin e Vlorës, por nuk u arriti tu mbijetojë plagëve.
Lini një Përgjigje