Kronike21 Maj 2023, 19:36

Zbardhen detaje nga vrasja në Kavajë, autori u largua me shpejtësi me një qese në dorë; kontrolle në disa banesa

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje nga vrasja në Kavajë, autori u largua me
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Kavajë. Arjan Gosa, vëllai i Armand Gosës u ekzekutua me një plumb në kokë, në një lokal në Kavajë, në prani të babait të tij.  Mësohet se autori është parë në lagjen nr.1, duke larguar me vrap dhe kishte një qese me dorë. Autori i krimit i maskuar është afruar dhe e ka vrarë me një plumb në kokë. Dyshohet se më pas është larguar në këmbë. Policia ka ngritur pika kontrolli  për të bërë të mundur kapjen e autorit. Në bazë të sekuestrimit të kamerave të sigurisë, policia po bën kontrolle në disa banesa. Po ashtu janë marrë në pyetje dëshmitarët. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në Kavajë pas vrasjes së 48-vjeçarit Gosa.

Në një njoftim zyrtar policia bëri me dije se shkak i kësaj vrasjeje është hakmarrja, pasi Edmond (Armand) Gosa pas një konflikti të ndodhur me 29 mars të këtij viti me Altin Rexhën, mbetën të dy vrarë.

Si ndodhi vrasja e dyfishtë me 29 mars?

Gosa që ka plagosur fillimisht me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë. Altin Rexha i cili ka ndryshuar emrin në Sali Rexha, ka qenë me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit. Gjithashtu edhe Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin në Armand Gosa, teksa fisi i tij mbahet si “të fortët” në Kavajë. Ky i fundit, njihet si person problematik në qytet, i dënuar më parë për plagosjen e rëndë të Gent Gjuzit me kazëm, i cili vdiq më pas në spital. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të nisur më parë, ndërsa më 29 mars janë takuar "për t'u sqaruar".

“Pse me sheh ashtu”, e pyeti Armand Gosa personin me të cilin sa herë takohej e thoshte ‘malok ikni nga keni ardhur’. Tjetri ishte Sali Rexha, që mesa duket donte t’i jepte fund fyerjeve, dhe e sulmon me thikë. Gosa i njohur si pjesëtar i një fisi të fortë në Kavajë, nxori pistoletën dhe shtiu me Rexhën, fëmija e të cilit vetëm pak minuta më parë ishte futur në dyqan. Të dy vdiqën në vend. Fqinja e Rexhës tregoi momentin, kur djali pa të atin të gjakosur në mes të rrugës.

Gosa nga Kavaja nuk dihet pse kishte inate me Rexhën nga Kukësi. Dhe sipas tij asnjë verior nuk kishte punë në Kavajë. Më 29 maj pasdite të dy u takuan rastësisht në një lokal. Mjaftuan vetëm 3 minuta që debati të përfundonte tragjikisht. Pranë lokalit Saliu kishte shtëpinë  me qira, kurse Gosa nuk jetonte fare aty. 

Të dy viktimat rezultojnë me precedent penal, kavajasi Gosa për vrasjen e Genti Gjuzit disa vite më parë pasi e goditi me kazmë në sherrin që nisi për një vajzë. 

vrasja në kavajë