TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2025, 11:30

Vrau me thikë 40-vjeçarin, Gjykata e Tiranës jep vendimin për Arlind Demushin; pretendimet e avokatit mbrojtës

Shkruar nga Pamfleti

Vrau me thikë 40-vjeçarin, Gjykata e Tiranës jep vendimin

Gjykata Penale e Tiranës la në fuqi masën 'arrest me burg' për Arlind Demushin, autorin e vrasjes së 40 vjeçarit Hajdar Ismailgeci në zonën e Babrrusë.

Mësohet se autori i dyshuar nuk ka folur në seancë, por avokati i tij është shprehur se sherri ka qenë i momentit dhe se Arlind Demushi nuk ka patur për qëllim ta vriste 40 vjeçarin.

Sipas mbrojtjes, ai e ka goditur me thikë Ismailgecin në kushtet e tronditjes psikologjike, teksa shtoi se nuk qëndron akuza “vrasje me paramendim” pasi autori e ka mbajtur ne shtëpi viktimën dhe se kanë patur relata të mira.

Sipas mbrojtjës nuk qëndron vrasje me paramendim pasi autori e ka mbajtur në shtëpi viktimën, por një ofendim i çastit e ka agravuar situatën.

Gjykata nuk mori parasysh pretendimet e avokatit duke caktuar masën “arrest në burg” ndaj autorit te dyshuar.

Ngjarja u shënua dy dite me parë, ku viktima u gjet në anë të rrugës i vrarë me thikë.

Lini një Përgjigje