Kronike16 Gusht 2023, 14:49

Zbardhen detaje nga sherri në Himarë, polici ndërhyri për të shuar konfliktin mes kryeplakut të fshatit dhe një 35-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje nga sherri në Himarë, polici ndërhyri për
Redi Çaushaj në spitalin e Vlorës

Redi Çaushaj inspektor në komisariatin e Himarës, mbrëmjen e së martës edhe pse jashtë orarit të shërbimit ushtroi detyrën e tij për të shuar një konflikt të nisur mes kryeplakut të fshatit Pilur dhe një 35-veçari për motive banale.

Gjatë momentit kur po ndante palët, një 60 vjeçari i identifikuar si Theodori Mërkuri i afërm i kryeplakut e qëlloi policin nga pas me thikë në qafë duke e plagosur rëndë. Për shkak të errësirës autori mundi të arratisej për tu vënë në pranga 8 orë më vonë teksa u gjet nga forcat e komisariatit Himarë dhe FNSh i fshehur në një ish-repart ushtarak

Për inspektorin 25 vjeçar Redi Çaushaj orët e para të kësaj të mërkure ishin të vështira teksaq ai po luftonte me jetën në spitalin e Vlorës sepse për shkak të plagës së marrë kishte humbur shumë gjak. Për t’i ardhur në ndihmë shumë kolegë të tij, u solidarizuan dhe dhuruan gjak. 

Gjatë paradites gjendja e tij paraqiti përmirësime dhe paraqitet e stabilizuar në parametrat jetikë për momentin.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se pret nga Prokuroria Vlorë të bëjë një hetim të plotë, të pavarur dhe një ndëshkim të ashpër për fajtorin.

Sipas tij kushdo që guxon të ngrejë dorë kundër një punonjësi policie duhet ta dijë mirë se po kryen një krim të rëndë kundër shtetit.

redi caushi sherri në himarë