TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Qershor 2026, 21:34

Zbardhet ngjarja në Kamëz/ 18-vjeçari hap zjarr ndaj servisit të celularëve, arrestohet nga policia

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet ngjarja në Kamëz/ 18-vjeçari hap zjarr ndaj servisit
Foto ilustruese

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një biznesi.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 20:25, në zonën e Babrrusë, një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur, konkretisht një servisi celularësh, dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur ndjekjen e autorit të dyshuar dhe kanë bërë të mundur kapjen e tij rreth 3 kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja.

I shoqëruari është shtetasi R. M., rreth 18 vjeç, i cili po kryen veprimet procedurale në komisariat.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

 

kamez arme

Lini një Përgjigje