
Këtë të mërkurë ka nisur panairi i 28-të i librit. Panari do të jetë i hapur për 5 ditë deri më 16 nëntor për të gjithë personat e apasionuar pas leximit dhe librit. Në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar sot ceremonia hapëse.
Motoja e panairit për këtë viti është: “Ndërgjegjia e shqiptarëve ka nevojë për librat”. Kjo është një shprehje e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare. Ajo që vihet re këtë vit është se ka patur një rënie të botimit të librave. Këtë vit në panar janë 97 deri 100 shtëpi botuese.
Ceremonia e hapjes filloI në orën 11:00, ku në stendat shumëngjyrëshe të këtij panairi do të prezantohen botime të reja, takime me autorë, aktivitete për fëmijë, ndarje të çmimeve dhe shumë aktivitete të tjera .
Në këtë edicion, përgjatë pesë ditëve do të zhvillohen rreth 15 intervista dhe panele diskutimi, ku flasin autorë shqiptarë, përkthyes dhe lexues.
Panairi i Librit në Tiranë 2025 mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit, një festë për të gjithë ata që besojnë se një libër mund të hapë horizonte të reja në gjuhë, në kulturë dhe në mënyrën se si e shohim botën.
Aman me njoftoni ka mbet akoma pa shitur ndonje kopje e ketij libri se u lodh duke llapur ky fakiri?
e drejte! vetem per te shitur po shpik gjithefare profkash..