Kulture27 Nëntor 2023, 20:50

Panairi i Librit, Shoqata e Botuesve Shqiptarë: ‘Komploti’ i Ben Blushit më i shituri

Shkruar nga Pamfleti

Panairi i Librit, Shoqata e Botuesve Shqiptarë: ‘Komploti’ i

Shoqata e Botuesve Shqiptarë, evidenton si librin më të shitur në Panairin e 26, “Komploti”, nga shkrimtari Ben Blushi.

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, shoqata shkruan se nga "Komploti" janë shitur 2500 kopje, ndërsa libri që vjen pas tij ka një diferencë të madhe shitjesh.

“Komploti, libri më i shitur në Panairin e Librit: 2500 kopje

Pas përfundimit të Panairit të 26 të Librit të Tiranës, iu drejtuam të gjithë botuesve të na jepnin shifra për shitjet e librave në stendat e tyre.

Nga të dhënat rezulton që libri më i shitur është romani i shkrimtarit Ben Blushi “Komploti”, botuar nga shtëpia botuese “Pegi”, me 2500 kopje. Libri tjetër që vjen pas tij është me një diferencë shumë të madhe. #panairii26ilibrit”, thuhet në këtë postim.

panairi i librit shoqata e botuesve shqiptarë komploti ben blushi