Kulture 1 Dhjetor 2023, 21:16

Wall Street Journal: “Telefonata e një diktatori” nga Ismail Kadare udhëheq listën e 10 librave më të mirë të vitit!

Shkruar nga Pamfleti

Wall Street Journal: “Telefonata e një diktatori” nga Ismail

Gazeta prestigjioze Wall Street Journal ka publikuar listën me 10 librat më të mirë të vitit 2023, ku në mesin e tyre është edhe një prej veprave të Ismail Kadaresë.

“A dictator calls” ose “Telefonata e një diktatori” është vepra e shkrimtarit të mirënjohur shqiptar që është përzgjedhur nga WSJ si një prej librave më të mirë për lexuesit në vitin që po lëmë pas.

Vepra trajton telefonatën e ish-diktatorit Josef Stalin drejt Boris Pasternak në vitin 1934 për të diskutuar mbi arrestimin e poetit Osip Mandelstam.

Wall Street Journal shkruan se novelisti i mirënjohur Kadare ofron një vlerësim të çdo aspekti të varësisë reciproke midis artit dhe shtetit, duke u bazuar edhe në dekadat që kaloi vetë si shkrimtar në diktaturën komuniste.

Më tej “WSJ” shkruan: “Libri ‘Telefonata e një diktatori’ ka të bëjë me varësinë e ndërsjellë të pashmangshme midis letërsisë dhe shtetit. Nga të dy, vetëm artisti që është i detyruar të përpiqet të marrë kuptim nga marrëdhënia, sepse arti, ndryshe nga një tiran, shkruan Kadare”.

kadare wsj