TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES30 Nëntor 2025, 22:25

Atentati në Elbasan/ Biznesmeni u qëllua me dy plumba në kokë, autorët u larguan me ‘Audi’; dyshohet larje hesapesh

Shkruar nga Pamfleti
6 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i biznesmenit brenda automjetit, pistat që po heton policia

Atentati në Elbasan/ Biznesmeni u qëllua me dy plumba në

Biznesmeni Edmond Mëhalla u ekzekutua mbrëmjen e sotme në automjetin e tij, pranë karburantit në pronësi të tij në Unazën Jugore të Elbasanit.

Pista në të cilat po heton policia janë disa, pasi dyshohet për konflikte apo ngjarje të kaluara. 43-vjeçari ka rezultuar i skeduar dhe i proceduar penalisht për shpërndarje të narkotikëve.

Edmond Mëhalla është person me precedent penal edhe për armë mbajtje pa leje. Ai njihet si biznesmen jo vetëm në fushën e karburanteve, por edhe në fushën e taksive apo aktivitete të tjera.

Gjithashtu, mësohet se 43-vjeçari banonte në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

 

6 MUAJ ME PARE

Atentati në Elbasan/ Dyshohet për larje hesapesh, autorët u siguruan që biznesmeni u vra

Atentati në Elbasan/ Biznesmeni u qëllua me dy plumba në

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 43-vjeçarit Edmond Mëhalla në mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se Mëhalla u ekzekutua brenda automjetit të tij në karburant, në daljen e jugore të qytetit ndërsa dyshohet se kjo ngjarje është e rëndë që ka ndodhur për prishje pazaresh.

Bëhet me dije se sapo ka dalë nga zyra e biznesit të tij dhe ka hipur në automjetin tip “Range Rover”, 43-vjeçari është qëlluar nga atentatorët të cilët lëviznin me automjet “Audi” të zi. Mahalla ka marrë tre plumba në krahun e shoferit, dy prej të cilëve besohet të kenë kapur biznesmenin në kokë.

Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia.

6 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, reagon policia: 43-vjeçari u gjet i vrarë brenda automjetit!

Atentati në Elbasan/ Biznesmeni u qëllua me dy plumba në

Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar në Elbasan. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”, rreth orës 20:35. Bëhet me dije se viktima është gjetur i vrarë brenda automjetit.

Ndërkohë që mësohet se janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

 

6 MUAJ ME PARE

U ekzekutua me dy plumba në kokë brenda ‘Range Rover'-it, viktima në Elbasan me të shkuar kriminale!

Atentati në Elbasan/ Biznesmeni u qëllua me dy plumba në

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Viktima, i dientifikuar tashmë si Mondi Mëhallaj, 43-vjeç rezulton të jetë biznesmen i njohur në Elbasan.

Deri më tani mësohet se 43-vjeçari ishte pronar i një pike karburanti në Unazën jugore të Elbasanit. Gjithashtu ai zotëronte dhe një kompani shërbimi taksi po në qytetin e Elbasanit. Mëhallaj zotëronte edhe një kompani makinash me qira.

Viktima rezulton të jetë me të shkuar kriminale, pasi mësohet se Mëhalla ka qenë i proceduar penalisht për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mahalla.

Sa i takon atentatit sonte, Mëhalla bëhet me dije se sapo kishte dalë nga zyra e tij dhe u fut në makinë, është qëlluar me tre plumba, dy prej tyre në kokë.

 

6 MUAJ ME PARE

Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Identifikohet automjeti i autorëve, u larguan drejt aksit Elbasan-Librazhd

Atentati në Elbasan/ Biznesmeni u qëllua me dy plumba në

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 43-vjeçarit Edmond Hyka alias Mondi Mahalla i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Ai u qëllua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij, karburantit “Xhaxhi Oil” në Unazën Jugore të qytetit.  Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Elbasanit ndodhi rreth orës 20:35.

Mësohet se automjeti i ekzekutuesve është një “Audi” ngjyrë e zezë. Atentatorët janë larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Viktima rezulton të jetë me të shkuar kriminale, pasi mësohet se Mëhalla ka qenë i proceduar penalisht për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Sa i takon atentatit sonte, bëhet me dije se sapo Mëhalla kishte dalë nga zyra e tij dhe u fut në makinë, është qëlluar me tre plumba, dy prej tyre në kokë.



 

6 MUAJ ME PARE

Atentati në Elbasan/ Biznesmeni u qëllua me dy plumba në kokë, dyshohet për 2 autorë

Atentati në Elbasan/ Biznesmeni u qëllua me dy plumba në

Edmond Mahalla është biznesmeni i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme pranë karburantit të tij "Xhaxhi Oil" në Unazën Jugore të qytetit.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të tij, në dalje të Elbasanit. Ai u gjet i qëlluar me 2 plumba në kokë brenda automjetit tip “Range Rover”, ndërsa policia ka ‘blinduar’ zonën duke ngritur pika kontrolli në të gjitha akset e qytetit.

Dyshohet se autorët kanë qenë 2 persona, por pritet të verifikohet nga policia. Ambjenti ku ka ndodhur vrasja është i survejuar me kamera sigurie.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa policia po heton për të zbardhur krimin. 

Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç. Nga informacionet ka rezultuar se Mëhalla ka qenë i proceduar penalisht për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Mahalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara. 

6 MUAJ ME PARE

Atentati në Elbasan, identifikohet biznesmeni që mbeti i vrarë! (Emri)

Atentati në Elbasan/ Biznesmeni u qëllua me dy plumba në

Një ngjarje e rëndë toronditi Elbasanin mbrëmjen e sotme, ku një biznesmen u vra nga persona të paidentifikuar. Viktima mësohet se është Mondi Mëhallaj, 43-vjeç. Ai rezulton të jetë pronar i një karburanti në Unazën jugore të Elbasanit.

Nga burimet paraprake, mësohet se autorët i janë afruar pranë biznesit dhe më pas e kanë ekzekutuar Mëhallajn me armë zjarri brenda mjetit të tij, tip 'Range Rover'. Autorët më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje dhe po mbledh provat dhe kamerat përreth për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë që mësohet gjithashtu se janë ngritur pika kontrolli në zonat kyçe të qytetit me qëllim kapjen e autorëve. Sa i takon viktimës, biznesmeni 43-vjeçar, rezulton me precedent penal për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

 

6 MUAJ ME PARE

Atentat në Elbasan, ekzekutohet një biznesmen!

Atentati në Elbasan/ Biznesmeni u qëllua me dy plumba në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua me armë zjarri pistoletë në karburantin e tij.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Raportohet se një biznesmen është vrarë me armë zjarri në Unazën jugore të Elbasanit. 

Sipas informacioneve, biznesmeni Mondi Mëhalla është ekzekutuar në karburantin e tij "Xhaxhi Oil". Ai është gjetur i vdekur brenda një makine pranë karburantit në pronësi të tij. Raportohet se biznesmeni është qëlluar me 2 plumba në kokë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset e qytetit, ndërsa ambjenti ku ka ndodhur vrasja është i survejuar me kamera sigurie. 

Dyshohet se atentati ka qenë i mirëorganizuar ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja pasi kanë konfirmuar ekzekutimin e Mëhallës. 

Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar në Elbasan. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”, rreth orës 20:35. Bëhet me dije se viktima është gjetur i vrarë brenda automjetit.

Ndërkohë që mësohet se janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

1 Komente

  1. S
    Sonja

    Behuni serioz. Si mund te quhen biznesmene trafikantet e droges apo ata qe merren me prostitucion? Dihet qe ne menyre kaq mafioze vriten vetem kriminelet. Sa rehat jemi ne qe nuk merremi me pune te pista. Fleme si femije kur e veme koken mbi jastek. Te gjithe ata qe duan te pasurohen shpejt, perfundojne ne burg ose ne varr. Asgje nuk marrin me vete nga kjo bote.

    Lini një Përgjigje