TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES18 Nëntor 2025, 10:00

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe rrëshqitje dherash

Shkruar nga Pamfleti
6 MUAJ ME PARE

Shembet rruga kryesore e fshatit Shpërdhet në Kurbin, rreth 80 familje mbeten të izoluara

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

Rreth 80 familje në fshatin Shpërdhet të Kurbinit janë izoluar, për shkak te shembjes së rrugës nga prurjet e shumta te Lumit Droja.

Segmenti rrugor ka pasuar shembje në një gjatësi rreth 100 metra, duke bllokuar lëvizjen e banorëve.

“Kjo situatë sa herë që bie shi këto problematika janë. Është ujë i rrëmbyeshëm. Kanë ardhur e kanë parë dhe para dy vitesh ato të bashkisë. Sot është pezulluar i gjithë fshati. Një fshat me 80 familje është bllokuar”, tha një banor.

“Këtu pra 2 vitesh e njëjta situatë. As nuk ka vendosur dorë njeri që nga ’97. Jemi bllokuar si lagje. Jemi 80 familje me rreth 350 banorë. Është shembur komplet rruga. Erdhi kryetarja në mëngjes nuk e di çfarë masash do të marrin. Ishalla shteti po vendos dorë”, tha një tjetër banor.

6 MUAJ ME PARE

Moti i keq, Berisha: Qindra familje në mëshirën e fatit, narkoqeveria qëndrim të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

Kreu demokrat Sali Berisha, përmes një konference për mediat, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në disa zona të vendit, si pasojë e motit të keq.

Berisha e konsideroi si të papërgjegjshëm qëndrimin e qeverisë në raport me qytetarët, ndërsa theksoi se qindra familje janë lënë në mëshirën e fatit.

“Qindra dhe qindra familje në rrethet Lezhë, Kurbin, Mat, Dukagjin, Shkodër, janë në mëshirën e fatit.

Kanë përjetuar tmerre nga vërshimet e papërmbajtura të lumenjve, ujërave dhe narkoqeveria e tëra është në narkozë. Asnjë ndihmë, asnjë mbështetje.

Njerëz të lënë në mëshirën e natyrës dhe të Zotit vetë.

Këto shtrëngata u njoftuan nga stacionet meteorologjike më serioze të paktën një javë para.

Por në mënyrë absolute, pushteti i drogës dhe krimit në Tiranë dhe degët e tij në rrethe, nuk kanë marrë asnjë masë.

Deputetë të PD ndodhen në terren dhe po ndjekin me shqetësim të madh situatën.

Ata përveç solidaritetit nuk kanë mjete të tjera.

Ajo që quhet Mbrojtje Civile, ajo është inekzistente.

Pra, qytetarët të lënë në mëshirën e fatit.

Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve, të cilët po përjetojnë tmerret e përmbytjeve të papritura.

Natyrisht një qeveri, e ngërthyer nga superskandalet, nuk ka asnjë lloj preokupimi tjetër veçse si të fshehë gjurmët e krimeve që ka kryer, vjedhjeve që ka kryer”, tha Berisha.

6 MUAJ ME PARE

“Na lanë në mes të rrezikut”, banorët e Bilajt: Deputetja dhe Kryebashkiaku i Krujës nuk na përgjigjen

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar dëmtimin e një rruge në fshatin Bilaj të Krujës.

Dy nga familjet që e përshkrojnë këtë rrugë thonë se kjo ishte e vetmja rrugë që përdornin për të kaluar.

“Ne jemi rreth 20 banorë qe kalojmë në këtë rrugë pasi nuk kemi akses tjetër për në banesat tona. Nga reshjet e mëdha rruga ka rrëshkitur pasi në të është hapur një gropë rreth 1.5 m e thellë dhe poshtë është akoma më e gjerë. Ne jemi familjarë, kemi fëmijë të vegjël, prindër të paralizuar dhe kemi frike të kalojme pasi rrezikojmë që të përfundojmë në lumë.

I kam dërguar video dhe i kam kërkuar ndihmë kryetarit të bashkisë dhe deputetes Milva Konomi, por as njëri as tjetri nuk kanë denjuar. Ne kërkojmë që shteti të ndërhyjë për të parandaluar një tragjedi te mundshme pasi nuk kemi rrugë tjetër”, shprehet një ndër banorët e kësaj lagjeje.

6 MUAJ ME PARE

Moti i keq, Begaj apel qytetarëve: Bashkëpunimi juaj parandalon dëmet e mëdha

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

Prej mëngjesit të sotëm, Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, ndërsa janë shfaqur probleme në disa zona të vendit.

Përballë kësaj situate, President Bajram Begaj i ka drejtuar një apel qytetarëve që të bëjnë kujdes, ndërsa shprehet se institucionet janë në gadishmëri.

 “Të dashur qytetarë, mot i keq dhe me shira që përfshijnë vend.

Kujdesi i çdonjërit prej jush vlen!

Institucionet janë në detyrë, por bashkëpunimi juaj parandalimin e dëmeve të mëdha”, shprehet Begaj.

6 MUAJ ME PARE

Përmbytet banesa në Mat/ Evakuohen 8 anëtarët e familjes, kryefamiljari: Ka hyrë gjithë uji brenda

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

Reshjet e dendura të shiut të cilët nisën gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar probleme në rrethin e Matit.

Një banesë në fshatin “Drita” në Mat ku jetonin 8 anëtarë të familjes Neli janë detyruar të lënë banesën për shkak të vërshimit të ujit në banesë.

Banesa e familjes Neli prej 8 anëtarësh u përmbyt nga uji, duke detyruar autoritetet të bëjnë  evakuimin e gjithë anëtarë.

Kryefamiljari Hasan Neli shprehet se kjo është hera e parë që  banesa e tij përmbytet ku uji hyri në shtëpi rreth orës 7 të mëngjesit të ditë së sotme.

 

6 MUAJ ME PARE

Situata kaotike nga përmbytjet në Lezhë e Kurbin, qytetarët akuza Majlinda Carës: Ajo e ka fajin, 30 vite nuk ka pastruar kanalet

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe
Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa zona të qarkut të Lezhës, ndërsa më e goditura rezulton të jetë zona e Zhejës në Kurbin.

Vërshimi i ujërave malorë ka përmbytur banesa dhe biznese, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Raportohet se edhe një numër i konsiderueshëm automjetesh janë dëmtuar si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit.

Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, ka deklaruar se mjetet dhe ekipet e bashkisë ndodhen aktualisht në terren për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

“Reshjet kanë qenë me intensitet të lartë. Reshje të shumta në kohë shumë të shkurtër. Një ndër zonat problematike është në fshatin Zhej ku po bëjmë dhe ndërhyrje për shkak të prurjeve të menjëhershme të përrenjve nga malet. Në koordinim me bordin e kullimit në Lezhë, po ndërhyjmë dhe me mjetet e bashkisë. Problem kemi pasur argjinaturën e lumit Droji. Dhe atje kemi mjete që po ndërhyjmë. Këto janë pikat kryesore. E kemi nën monitorim gjithë situatën”, tha Majlinda Cara.

Ndërkohë, banorët e zonës, fajësojnë kryetaren Cara për mospastrimin e kanaleve duke sjellë kështu dhe këtë nivel përmbytjesh me dëme të mëdha.

“Shihi si janë bërë makinat. Kanë hyrë 1 metër ujë brenda. Vetëm faji i bashkisë. Kjo 50 milionë merr me të një ramë lapsit dhe ka 30 vite që nuk e ka pastruar kanalin. Kryetarja thotë që kam dalë në lëvizje që në orën 7. Mjeti ka 10 minuta që ka ardhur, çfarë do bëjë mjeti pasi është përmbytur. Kryetarja e bashkisë nuk bën pastrimet e kanaleve", tha një banor.

“Dëme kolosale. Uji 1 metër brenda në lokal. Kanalet vite pa pastruar. Çdo gjë ka ndodhur për 1 orë. I ka marr uji makinat përpara", tha një tjetër.

6 MUAJ ME PARE

Moti i keq shkakton përmbytje në Laç, rrugët kthehen në lumenj

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

Nga reshjet e dendura të shiut, probleme raportohen edhe në Bashkinë e Kurbinit.

Vërshimi i ujit solli vështirësi në qytetin e Laçit, ndërsa raportohen përmbytje në Gjorm dhe Zheje.

Ndërkohë, moti i keq ka dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, duke sjellë mungesë energjie kryesisht në fshatra. Grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa bashkitë kanë angazhuar mjete dhe punonjës për largimin e inertëve dhe normalizimin e trafikut.

Në HEC-et e Qafë Mollës dhe Ulzës, prurjet janë rritur ndjeshëm, por sipas autoriteteve nuk është arritur niveli kritik që kërkon hapjen e portave, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e Mbrojtjes Civile.

6 MUAJ ME PARE

Moti i keq, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, kujdes me shpejtësinë

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

Prej disa orësh Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq, me probleme në disa akse rrugore, të shkaktuara si pasojë e prezencës së lartë të ujit ose rrëshqitjes së dherave dhe gurëve.

Kjo ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, megjithëse nga strukturat e emergjencave dhe firmat kontraktore po punohet për pastrimin e akseve rrugore.

Ndërkohë Policia e Shtetit i ka drejtuar një apel drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, veçanërisht sa i takon mbajtjes së distancës dhe shpejtësisë.

Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi, që ka përfshirë disa zona të vendit, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e shërbimeve policore dhe apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, si dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë, me automjete, motomjete apo me këmbë.

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

“Shërbimet e Policisë janë planëzuar me shërbim në të gjithë vendin dhe janë të angazhuara maksimalisht për të ndihmuar përdoruesit e rrugës, në raste nevoje, dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që paraqet rrezik për përdoruesit e rrugës dhe për banorët në zonat ku është parashikuar që të ketë reshje të dendura shiu.

Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për të pastruar inertet e rëna si pasojë e reshjeve të dendura dhe për zbllokimin e disa segmenteve të bllokuara nga shkarja e dherave dhe e gurëve.

KUJDES‼️

⛔️ Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe lëvizjet në akset që paraqesin rreziqe;

⛔️ Respektoni sinjalistikën rrugore;

⛔️ Moderoni shpejtësinë, mbani distancën e duhur me mjetet e tjera, mos kryeni parakalime të gabuara, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

✅ Në çdo rast nevoje, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

 

6 MUAJ ME PARE

Uji del nga kanali në aksin Fushë Krujë- Mamurras, inertet bllokojnë rrugën

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

Uji ka dalë nga kanali në aksin e vjetër Fushë Krujë-Mamurras në afërsi të qendrës së Borizanës.

Raportohet se uji ka marrë me vete sasi të mëdha inertesh dhe ka bllokuar aksin për disa orë.

Aktualisht uji është tërhequr dhe kalimi bëhet me një korsi.

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

6 MUAJ ME PARE

Moti i keq, bllokimi i rrugëve izolon zonat malore të Dukagjinit

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në disa zona janë shfaqur problemet e para.

Si pasojë e motit të keq ka pasur përmbytje dhe rrëshqitje inertesh në disa akse, ndërsa janë bllokuar disa zona malore në Dukagjin, duke izoluar përkohësisht banorët.

Situata paraqitet më problematike në aksin Theth–Ndërlysa dhe në segmentin Ndërlysa–Breg Lumi, ku disa fshatra mbeten të shkëputur pasi rrugët janë bërë të pakalueshme.

Autoritetet vendore njoftojnë se po pritet ndërhyrja e mjeteve të bashkisë Shkodër dhe ekipeve të Emergjencave Civile, të cilave do t’u bashkohen edhe Forcat e Ushtrisë, me qëllim zhbllokimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal për banorët e zonës. Ndërkohë, rruga kryesore Shkodër–Theth raportohet të jetë e kalueshme dhe pa probleme, ashtu si edhe akset nacionale dhe rrugët kryesore në gjithë qarkun Shkodër.

Përveç izolimit të fshatrave, një tjetër shqetësim mbetet mungesa e energjisë elektrike në shumë zona të bashkisë Vau Dejës dhe në disa fshatra të tjerë malorë ku moti i keq ka shkaktuar defekte në rrjet. Situata e rënduar nga kushtet atmosferike shoqërohet edhe me një incident të rëndë gjatë natës në fshatin Preknicaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe, ku një banesë dykatëshe u përfshi nga flakët rreth orës 02:00. Shtëpia e shtetasit Zef Preknicaj është djegur plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Hetimet paraprake tregojnë se shkaku i zjarrit mendohet të ketë qenë një rrufe, e shkaktuar nga aktiviteti i shtuar elektrik në atmosferë gjatë 24 orëve të fundit.

Grupet e punës së bashkive, Emergjencave Civile, Forcave të Ushtrisë, OSHEE dhe strukturave të tjera janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar çdo situatë emergjente që mund të shfaqet. Ndërkohë, autoritetet i bëjnë thirrje banorëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, sidomos në zonat malore të qarkut Shkodër, deri në përmirësimin e kushteve të motit.

6 MUAJ ME PARE

Moti i keq/ Përmbytje në Mat, evakuohet një familje 

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe
Pamje nga përmbytja

Situata në Bashkinë Mat është rënduar si pasojë e reshjeve intensive të orëve të fundit. Sipas informacioneve nga strukturat vendore, në fshatin Rreth Baz një banesë paraqitet e rrezikuar nga përmbytja. Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit dhe mjete të tjera për largimin e ujit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Gjithashtu, rruga nacionale Burrel–Skuraj paraqet rrezik serioz për qarkullimin, pasi në disa segmente janë shënuar rënie gurësh, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë. Menjëherë është angazhuar firma kontraktore për pastrimin e rrugës dhe eliminimin e çdo rreziku të shtuar për drejtuesit e mjeteve.

Probleme janë raportuar edhe në Bashkinë Dibër, ku disa njësi administrative janë pa energji elektrike. Mungesa e furnizimit me energji ka prekur njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe një pjesë të njësisë Arras–Fushë Çidhën.

Për arsye sigurie, është stakuar fidri që furnizon këto zona, për shkak të shkarkesave elektrike të shkaktuara nga stuhia. Ekipet e OSHEE-së po monitorojnë situatën dhe po punojnë për normalizimin e furnizimit sapo kushtet të jenë të sigurta.

6 MUAJ ME PARE

Moti i keq godet Shqipërinë, Ministria e Mbrojtjes: Si paraqitet situata në disa qarqe, zonat më të rrezikuara

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë për shtyp mbi situatën e motit në vend.

Sipas saj, situata paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëta”.

Ndërkohë, në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë. Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë.

Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punohet për pastrimin e saj.

Ndërsa, në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika nga moti.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: 

Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar. 

Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA. 

Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë.

Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë. Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj.

Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika nga moti.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash. Nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, reshje të shumta priten edhe në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Parashikohet mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar në zona luginore.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, në koordinim të strukturave për përballimin e pasojave të mundshme nga moti i keq. Ju lutemi banorëve të zonave, ku mund të paraqiten probleme të kontaktojnë me autoritetet vendore!

6 MUAJ ME PARE

Reshje të dendura shiu në Kurbin, bllokohen disa fshatra; vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

Reshjet e dendura të shiut në zonën e Kurbinit kanë sjellë problemet e para.

Prurjet në lumin Droje kanë arritur në nivelin thuajse kritik, në disa rrugë të fshatrave prania e ujit ka bllokuar lëvizjen e banorëve.

Në aksin e rrugës Skuraj – Burrel, rënia e gurëve në rrugë dhe shkarjet e dherave nga malet, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Në këtë zonë punohet nga punonjësit e mirëmbajtjes për largimin e inerteve.



6 MUAJ ME PARE

Moti i keq godet Vlorën, era e fortë rrëzon pemët

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

Moti i keq ka goditur sërish Vlorën. Erërat e fuqishme të ditës së sotme kanë rrëzuar një pemë shumë vjeçare në zonën pranë rrugës kryesore, duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet.

Problematika ka pasur edhe në Pyllin e Sodës, disa pisha janë rrezuar nga era duke bllokuar segmentin që të shkon në fshatin Zvërenc, ndërsa qarkullimi është vështirësuar deri në ndërhyrjen e strukturave bashkiake.

Ndërkohë, edhe në rrugën e Plazhit të Vjetër, një pemë e madhe ka rrezikuar kalimtarët dhe automjetet. Për pasojë, një krah i rrugës është bllokuar përkohësisht, ndërsa punonjësit po punojnë në terren për heqjen e pemës dhe normalizimin e qarkullimit.

Pavarësisht erërave të forta dhe dëmtimeve në infrastrukturën e gjelbër, situata nga përmbytjet deri tani paraqitet e qetë, nuk ka patur problematika.

6 MUAJ ME PARE

Rrufeja shkrumbon një banesë dykatëshe në Shkodër

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

Një shtëpi banimi është djegur nga flakët në fshatin Preknicaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe.

Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 02:00 të natës në shtëpinë dykatëshe të shtetasit Zef Preknicaj.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrëfikësve banesa në fjalë është shkrumbuar plotësisht duke shkaktuar dëme të mëdha materiale ndërsa nuk ka persona të lënduar në njerëz.

Shkaku i rënies së zjarrit nga hetimet paraprake mendohet të jenë shkarkesat elektrike për shkak të kushteve atmosferike të përkeqësuara në 24 orët e fundit.

Një rrufe mendohet se ka shkarkuar në këtë shtëpi duke shkaktuar zjarrin që e dogji plotësisht shtëpinë.

Grupet e punës të bashkive, bashkë me Emeergjencat Civile dhe Forcat e Ushtrisë, grupet e OSHEE dhe të institucioneve të tjera janë në gatishmëri për çdo situatë emergjente.

Emergjencat bëjnë thirrje që banorët të shmangin lëvizjet e panevojshme kryesisht në zonat malore të qarkut Shkodër.

 

6 MUAJ ME PARE

Moti i keq 'pushton' Krujën, përmbyten arat në disa fshatra; rrezikohen banesat dhe bizneset

Moti i keq godet Shqipërinë, izolohen disa fshatra; pëmbytje dhe

Moti i keq ka 'pushtuar' Krujën, ku reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur arat me të mbjella në disa fshatra.

Situatë problematike paraqitet në të gjithë ultësirën e Bashkisë Krujë, kryesisht në fshatrat Bilaj, Murqinë, Mallkuc etj.

Sipërfaqe të mëdha me të mbjella po mbulohen çdo minutë e më shumë nga uji i kanaleve, i cili, në pamundësi për të rrjedhur lirshëm në lumë, po del dhe po përmbyt arat me të mbjella.

Niveli i ujit ka arritur pika alarmante, pasi rrezikohet që, nëse reshjet do të vijojnë me të njëjtin intensitet, të përmbyten përveç arave edhe biznese e banesa, për shkak se kanalet nuk funksionojnë.

Shumica e kanaleve kanë dekada pa u pastruar dhe janë të mbuluar nga vegjetacioni dhe të bllokuara.

Lini një Përgjigje