TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES24 Nëntor 2025, 18:40

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para Kryeministrisë; kërkohet largimi i Ramës

Shkruar nga Pamfleti
6 MUAJ ME PARE

Berisha mbyll protestën: Nuk do ndalemi deri në largimin e Ramës!

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

Ka përfunduar tubimi i demokratëve para Kryeministrisë.

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbyllur protestën, ku tha se nuk do të ndalen deri në largimin e Edi Ramës.

Në fjalën e tij gjatë foltores së opozitës , Berisha theksoi se presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë denoncuan narkodiktaturën e Edi Ramës

Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë. Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit”, tha Berisha.

Sipas Berishë këto janë mesazhe inkurajuese për të vijuar betejën për rrëzimin e qeverisë, teksa u bëri thirrje të rinjve për të shpëtuar vendin.

Miqtë e mi, këto mesazhe janë një thirrje, janë një inkurajim i madh për ne të vazhdojmë këtë betejë me të gjithë guximin tonë, me të gjithë fuqitë tona. Sonte para nesh folën disa të rinj dhe unë i përgëzoj për fjalën e shkëlqyer që mbajtën. Kristi kishte ditëlindjen dhe atij ia uroj 120 vite të lumtura. Por atyre, dhe çdo të riu shqiptar, u rikujtoj se historia, se koha, thërret secilin prej tyre të jetë në këmbë për të shpëtuar vendin nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset”.-u shpreh kreu i PD. 

 

6 MUAJ ME PARE

Padia në Kushtetuese, Berisha: Rama ka hallin e vetes, Llogaraja është aferë e tij

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

Partia Demokratike ka mbajtur sot tubimin e dytë para Kryeministrisë.

Në fund ai që mori fjalën ishte ish-kryeministri Berisha, i cili komentoi kërkesën e kryeministrit Rama në Kushtetuese mbi masën ndaj ministres Belinda Balluku.

Berisha u shpreh se ai këtë gjë e bëri për vete, pasi është firma e tij në Llogara dhe jo e Ballukut.

Mendoni se në Kushtetuese shkoi për Ballukun? E bën vetëm për veten e tij. Në Ankara ajo nuk shkonte dot për tunelin e Llogarasë. E mori Ram me vete. Nuk shkon kryeministri pas ministrit, është e kundërta. Në Ankara pazaret i bëri Rama. Ajo është ajo që është, por Rama është në Ankara edhe në Llogara. Është edhe i Aeroporti të Vlorës. Është edhe i djegësve. Harrojeni ju poezinë e tij”, tha ai.

 

6 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, minatori: Askush s’bën pazar në kurriz të fëmijëve të mi!

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

Minatori i Spaçit, Kastriot Prenga ka ngritur zërin në tubimin e PD për të drejtat e tyre.

Teksa kërkon zgjidhje, ai shprehet se ministrja bënte sikur nuk dëgjonte.

Fjala e plotë:

Unë jam Kastriot Prenga, nga Mirdita. Baba i 3 fëmijëve, dhe që prej disa vitesh punoj si minator në Minierën e Spaçit. Besoj se pak janë në këtë vend që nuk kanë dëgjuar për këtë minierë, ku në kohën e diktaturës kanë humbur jetën jo pak njerëz. Dhe sot e kësaj dite, kushtet në minierë nuk kanë ndryshuar shumë nga atëherë. Kompania shet bakrin e nëntokës tonë, por nuk do t’ia dijë për ata që e nxjerrin atë. Jemi njerëz të varfër që halli na ka detyruar të punojmë për atë rrogë që as e tillë s’mund të quhet.

Por prej gati një muaji, dhe atë pak lëmoshë që na jepnin duke hyrë dhjetëra metra nën tokë, nuk e kam më. Kjo sepse guxuam të kërkojmë të drejtën tonë! Kërkuam pagë më dinjitoze dhe kushte më të mira pune. Ne nuk jemi skllevër që të trajtohemi si të tillë. Unë jam një prej atyre 70 minatorëve që kompania i hoqi me të rënë të lapsit vetëm se guxuam të kërkonim një jetë më të mirë për fëmijët tanë. U ankuam në shtet, por ministrja bënte sikur nuk dëgjonte.

Njerëzit që dërgoi nga Inspektorati i Punës për të negociuar, në vend që të ndalonin aty tek dera e minierës, shkuan tek zyrat e administratës. I pritëm gjashtë orë në shi dhe në erë, dhe kur dolën na thanë: “Ndërprisni grevën, do ngeleni pa bukë, me çfarë do i ushqeni fëmijët tuaj?”. Unë po u them atyre zotërinjve: lërini karriget dhe pushtetin jo një ditë, por një orë, dhe provoni të punoni në vendin tonë. Besoj se nuk do rezistonit.

Protestuam dhe para Kuvendit, më 30 tetor. Hynin e dilnin deputetët socialistë, na shikonin, por për ta ne nuk ekzistonim, ashtu siç nuk ekzistojmë për shtetin dhe kompaninë, që duket se e ka paguar haraçin tek kjo godinë këtu. Përse u ngritëm ne? Për kushte pune, sepse hyjmë në galeri dhe nuk e dimë a do dalim që andej. Për një pagë që të na siguronte një jetë më dinjitoze. Në ato toka ne kemi lindur, jemi rritur e kemi lindur fëmijë. Por fitimet e saj po ikin sa në xhepat e pushtetit dhe kush e di se ku. Për ne asgjë.

Sot moti është ftohur në Mirditë dhe bora ka filluar. Unë jam i papunë, fëmijët e mi duan ngrohje dhe veshje, dëbora do bëjë të sajën e nuk pyet ke apo s’ke të blesh dru zjarri apo veshje. Ku të ankohemi, kush na del për zot mua dhe shokëve të mi? Sot dëgjoj për miliona të vjedhura, në tunele, në rrugë, me koncesione, a ku di unë tjetër se çfarë, ndërsa ne jemi çdo ditë para dyerve të minierës për bukën e gojës. Ja pra ky është shteti dhe këta janë ata që na drejtojnë sot. Për shkak të këtyre hajdutëve jemi këtu ku jemi. Po na ikin vëllezërit e fëmijët, se këtu ka të drejtë të jetojë vetëm ai që ka para e pushtet.

Unë nuk merrem shumë me politikë, por jam këtu në këtë protestë se askush s’mund të bëjë pazar me jetën time dhe me jetën e fëmijëve të mi. Jam këtu se jam i ndërgjegjshëm që në një qeveri të përgjegjshme këto nuk do ndodhnin. Një qeveri e përgjegjshme s’do më tregonte bukën e gojës, por do mbronte të drejtat e mia. Por kur vjedh e nuk e qeveris, kjo ndodh. Prandaj duhet të ngrihemi të gjithë, se nuk po vuajmë vetëm ne minatorët. Po vuan edhe bujku, edhe pensionisti, edhe biznesi i vogël. Sa më shpejt të thyejë qafën kjo qeveri, sa më shpejt të shkojnë drejt burgut hajdutët, aq më shumë shpresë do kemi për të jetuar si njerëz. Mjaft është mjaft. Faleminderit.

6 MUAJ ME PARE

“Qeveria më hajdute që ka njohur kombi shqiptar”, Berisha: Beteja për rrëzimin e Ramës do të vazhdojë!

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur fjalimin e tij më “Foltore 2” me një falenderim, duke e cilësuar si një nderim për demokratët dhe sakrificën e tyre, emërimin e tij si zëvendës President i CDI.

Berisha u shpreh se sot kthehet nga Brazili dhe kanë mbështetës në mbarë botën në luftën kundër të keqes, qeverisë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që “kjo betejë të vijojë”.

“Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë. Në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, kemi mbështetje nga njerëzit që duan lirinë në mbarë botën. Ai nderim që më bëri internacionalja demokrate e qendrës duke me zgjedhur në postin e lartë të zv. Presidentit, është nderim për sakrificat tuaja, qëndresën tuaj”, tha ai.

Berisha theksoi se vendi ka qeverinë më të korruptuar dhe më anti-shqiptare. Ai shtoi se kjo qeveri me në krye Edi Ramën, do të mbahet mend si qeveria më hajdute që ka pasur ndonjëherë kombi shqiptar.

 

6 MUAJ ME PARE

"Rama me 400 hajdutë", Korreshi në protestë: Ka ardhur dita që prangat t’i varen në mes të sheshit

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

Partia Demokratike ka zhvilluar protestën e radhës para Kryeministrisë, e quajtur “Foltorja 2”.

Përpara foltores së vendosur në bulevard, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi i ka bërë thirrje mbështetësve të pranishëm që të “luftojnë” qeverinë e kryeministrit Rama.

Ai thekson se Rama dhe deputetët e tij vjedhin buxhetin e shtetit duke e zhytur vendin në korrupsion. Deputeti i PD paralajmëron arrestimin e kryeministrit, si të përfshirë në afera korruptive.

“Jam mësuar të flas gjithmonë në Parlament përpara hajdutëve dhe do më ndjeni nëse kam ndonjë emocion të madh përpara jush. Ka ardhur dita që prangat t’i varen në mes të këtij sheshi nga ju. Të dashur nëna që flini gjumë me fotot e fëmijëve që janë larguar, të dashur minatorë që jeni ngritur në grevë dhe protestoni për statusin tuaj. Të dashur vëllezër dhe motra që nuk gjeni kura në spitale, ka vetëm një fjalë dhe kjo është ‘Rama ik’. Rama ik, me shpirt ik.

Rama me 40 hajdutë ishte një fjalë, po ka shkuar me 400 hajdutë. Rama ik, po me atë tunel korrupsioni që të ka zhytur brenda. Nuk mund të trajtohet buxheti i shtetit si lekët e tyre. Është dita jonë, këtyre ministrave që vjedhin qytetarët ditë pas dite. Rama ik me gjithë tabor”, u shpreh Korreshi.

 

 

6 MUAJ ME PARE

"Qeveria po grabit shqiptarët", Bylykbashi: SPAK mbron Ramën në aferat korruptive

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në fjalimin e tij në foltoren e vendosur para selisë së Kryeministrisë, tha se qeveria po vjedh shqiptarët.

Ai akuzon SPAK se ka hyrë në lojën e Ramës për të mbrojtur Belinda Ballukun.

Bylykbashi i ka bërë thirrje çdo qytetari t’i bashkohet protestës dhe të reagojnë për vjedhjen deri në zhdukjen totale të kësaj qeverie.

“Mesazhet që po vijnë për këtë klikë janë gjithnjë e më të forta. Ditët e kësaj klike janë gjithnjë e më të shkurtra.

Kjo klikë e Edi Ramës prodhoi 11 majin. 11 maji është gjeneza e kësaj qeverisjeje që sot po tregon në sytë e gjithë botës si po i grabit shqiptarët jo me pak por qindra miliona.

Tumori i korrupsionit të Edi Ramës nuk ka më nevojë as për skaner as radiografi. E shohin të gjithë me sy si po kalbëzon kjo qeverisje.

E ka kapërcyer edhe korrupsionin si nivel. I rrinë ngushtë nenet e Kodit Penal, Ramës dhe Belinda Ballukut e eskortës që vjen nga pas. Këta kanë hequr kapuçin e po i vjedhin sy më sy shqiptarët.

SPAk ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Belinda Ballukun”, tha mes të tjerash Bylykbashi.

 

 

6 MUAJ ME PARE

"Noriega i Europës"/ Tubimi i PD, disa nga pankartat e protestueve para Kryeministrisë (Foto)

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

Opozita dhe protestuesit janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë. 

Në këtë protestë nuk mungojnë as pankarta me mesazhe për qeverinë.

"Na gjeti Bela-ja,  Nëse vjedh një bukë të fusin në qeli, nëse vjedh në popull, të japin ministri, Noriega i Europës, Zgjedhje pa Ramën", janë disa nga pankartat në duart e protestuesve. 

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

6 MUAJ ME PARE

Rama pi verë 33 mijë euro shishja, koreografia e veçantë e demokratëve në protestën para Kryeministrisë

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

Demokratët janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë. Por në protestë ra në sy një koreografi interesante, ku një protestues u shfaq me shishe vere në një tavolinë, duke kujtuar deklaratat e Arben Ahmetajt se Rama pi verë me vlerë 33 mijë e 600 dollarë.

"Një ngacmim për të lidhur kopshtin e Edenit me Onkologjikun. Vuajtjen e qytetarëve me kopshtin e Edenit me peshqit e kuq si avatari dhe in between dhoma e luleve ku pihet kjo lloj vere me kordinatorin e krimit", tha Ahmetaj kohë më parë.

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

Vera që Rama konsumon në vendin e tij të qetësisë në kryeministri është nga kantina 'Domaine de la Romanée-Conti'. Kjo kantinë verë në rajonin e Burgonjës në Francë është një nga verërat më të famshme dhe më prestigjoze në botë. 

6 MUAJ ME PARE

Nis ‘Foltorja 2’, Zhupa: Ky format nuk mëshon te pjesëmarrja, por te shprehja e halleve të qytetarëve!

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

Deputetja demokrate Ina Zhupa, në nisje të protestës u shpreh se ideja e formatit të “Foltores së dytë” nuk ka qenë të mëshonte te pjesëmarrja, por te dhënia e mundësisë qytetarëve dhe deputetëve që në 10 seanca nuk patën mundësi që të diskutonin për hallet e qytetarëve.

Ideja e këtij formati nuk ka qenë të mëshonte te pjesëmarrja, te numrat, siç janë protestat kombëtare, por ka qenë te dhënia e mundësisë qytetarëve dhe deputetëve që në 10 seanca nuk patën mundësi që të diskutonin për hallet e qytetarëve, në një tribunë parlamenti qytetar për të shprehur problemet e tyre dhe për të marrë vëmendjen mediatike. Sot, për shkak të korrupsionit kryelajmet ngelen lajmet e SPAK-ut dhe pak merr vëmendje situata e përmbytjeve, minatorëve apo mësuesve. Prandaj kemi zgjedhur foltoren”, tha Zhupa.

Kur u pyet se kur do të ndalojë protesta e opozitës, Zhupa u përgjigj: “Kemi zgjedhur ta mbajmë foltoren para Kryeministrisë dhe jo para ndonjë ministrie të caktuar sepse e keqja e madhe është Edi Rama. Foltorja nuk ka afat. Është e domosdoshme që qytetarët të kenë hapësirë për të folur, për të kthyer vëmendjen te çështjet e tyre dhe për të thënë se në këtë vend nuk ka ndjekje të interesit publik sa kohë në krye të qeverisë është Edi Rama”.

 

6 MUAJ ME PARE

“Të gjithë hajdutët të futen në burg”, Bardhi me Korreshin: Foltorja, për të dëgjuar qytetarët

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka folur për mediat gjatë tudimit para kryeministrisë. Ai tha se fjalën do ta kenë qytetarët, teksa tha se do të flaisns to minatorët e Spaçit.

Kjo foltore është për të dëgjuar fjalën e qytetarëve dhe besoj se në çdo foltore do të dëgjohen zëra të ndryshëm që do na bashkohen për të shprehur shqetësimet e tyre. Sot, për shembull, do të jenë minatorët e Spaçit”, tha ai.

Në lidhje me strategjinë në vazhdim, Bardhi shtoi se do të jetë kryesia e PD që do të vendosë.

Ndërsa deputeti tjetër, Korreshi, tha: “Presim që të gjithë hajdutët e fondeve të qytetarëve të futen në burg dhe sigurisht largimin e tyre nga qeveria”.

6 MUAJ ME PARE

Foltorja e PD, Berisha i bashkohet tubimit

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

Kreu i PD, Sali Berisha i është bashkuar tubimit ‘foltore 2’ që po zhvillohet para Kryeministrisë. Berisha nuk ka mbajtur fjalën i pari sikurse herën e kaluar. Tubimin e sotëm e ka hapur Oerd Bylykbashi. 

Berisha rreth një orë më parë ka mbërritur në Shqipëri, pasi ndodhej për një udhëtim në Brazil.

Militantët e opozitës janë mbledhur sonte para Kryeministrisë, në kuadër të turit të tubimeve që kanë nisur të hënën e kaluar.

PD ka vendosur të mbajë çdo javë tubime para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ashtu si herën e kaluar, edhe sot tubimi nisi rreth orës 18.00 dhe pjesëmarrja është e përmasave jo të mëdha. Vetë PD e ka deklaruar se qëllimi i saj nuk është pjesëmarrja, por vendosmëria për të kërkuar largimin e kësaj qeverie.

 

6 MUAJ ME PARE

Protesta e PD, Baçi thirrje qytetarëve: Foltorja do kthehet në ortek, bashkohuni me ne!

"Foltorja 2", PD mban protestën e radhës para

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka folur para nisjes së Foltores së opozitës përballë Kryeministrisë.

Baçi tha se kjo Foltore bëhet pas bllokimit të krijuar në Parlament për deputetët e opozitës. 

Ai tha gjithashtu se kjo Foltore do të shërbejë si një pikë referimi për qytetarët, në mënyrë që në të ardhmen të kthehet në një ‘ortek’ të madh.

Është një foltore e organizuar nga PD. Kjo emërtesa e protestës nuk ka vend, sepse protestat organizohen në format tjetër. Është vendosur që kjo foltore të jetë e përjavshme, por më pas do të shikohet edhe në varësi të situatës.

Pra një foltore për të plotësuar atë bllokim dhe boshllëk që krijohet në Parlament për deputetët. Po këtu është një foltore për qytetarët në radhë të parë, për të ardhur dhe shpalosur gjithë problematikat, hallet dhe shqetësimet, si dhe për të qenë si një pikë referimi, nga ku në vazhdimësi të bëhet si një ortek sa më i madh. I ftojmë qytetarët që të jenë pjesë e kësaj foltoreje.

Ka pasur problematika të shumta nga përmbytjet. Vjosa dhe Semani i kursyen banesat e banorëve, por ka lënë dëme kolosale pas. Sepse janë mbi 120 hektarë tona të mbuluara nga uji. Janë mbuluar të gjitha të mbjellat. Qeveria duhet të zbresë në terren, të evidentojë dëmet te fermerët dhe t’i dëmshpërblejë ata”, tha mes të tjerash Baçi.

6 MUAJ ME PARE

PD mban “foltoren” e dytë, militantët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Demokratët protestë kundër qeverisë...

Militantët e opozitës janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, në kuadër të turit të tubimeve që kanë nisur të hënën e kaluar.

PD ka vendosur të mbajë çdo javë tubime para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ashtu si herën e kaluar, edhe sot tubimi nisi pak pas orës 18.00 dhe pjesëmarrja është e përmasave jo të mëdha. Vetë PD e ka deklaruar se qëllimi i saj nuk është pjesëmarrja, por vendosmëria për të kërkuar largimin e kësaj qeverie.

Ky skenar nisi pas asaj që PD e cilëson bllokadë në Kuvend. Opozita ka kërkuar komisione hetimore, interpelanca apo mocione me debat, por është refuzuar. Për këtë arsye, Parlamenti është zhvendosur te Kryeministria ku flasin përfaqësues të partisë, por jo vetëm.

Në tubim nuk mungoi as kru i PD Sali Berisha, i cili pak më parë u kthye nga Brazili.

Lini një Përgjigje