TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES19 Nëntor 2025, 12:31

Kuvendi seancë maratonë për Buxhetin, opozita përplaset me qeverinë; ku do të shkojnë 900 mld lekë?

Shkruar nga Pamfleti
6 MUAJ ME PARE

“SMS-ja që të nisi Balla”, tension mes Bardhit dhe nënkryetares së Kuvendit

Kuvendi seancë maratonë për Buxhetin, opozita përplaset me
Bardhi në Kuvend

Teksa fliste kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, nënkryetarja e Kuvendit e ndërpreu duke i thënë se fjala e tij duhet t’i përmbahej çështjeve në rendin e ditës, gjë që u pasua me tensione mes tyre.

Gazment Bardhi: Mos u bëni qesharake, si e ndërtoj unë fjalën time nuk ka ardhur dita ta vendosë SMS-ja që të nis ty Balla, aty përballë meje!

Klodiana Spahiu: Ju lutem të ruajmë etikën!

Gazment Bardhi: Guximi juaj është i tepruar, më diktoni mua se çfarë do të them në këtë foltore.

Sot në Kuvend ka nisur seanca dyditore në Kuvend ku në qendër të debatit janë paketa fiskale dhe projektbuxheti 2026, dokumente kyçe financiare që do të përcaktojnë politikat ekonomike të vitit të ardhshëm.

Në rend dite janë gjithashtu marrëveshja e paqes fiskale, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe fshirja e detyrimeve tatimore dhe doganore, ndërsa më në fund Kuvendi pritet të diskutojë projektbuxhetin 8.9 miliardë euro të vitit 2026 në parim.

Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa mbajti fjalën e tij,opozita i ktheu kurrizin. 

6 MUAJ ME PARE

Pr.buxheti 2026, ministri Malaj: 7 miliardë lekë humbje nga rënia e kursit të këmbimit!

Kuvendi seancë maratonë për Buxhetin, opozita përplaset me
Pr.buxheti 2026, ministri Malaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj iu përgjigj pyetjeve të deputetëve opozitarë lidhur me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm 2026.

Lidhur me rënien e kursit të këmbimit, Malaj tha se politikat monetare janë në duart e Bankës së Shtetit dhe se qeveria nuk mund të ndërhyjë në kurs. Gjithashtu Malaj shtoi se siç e favorizon për uljen e borxhit, kursi i ulët edhe e penalizon shtetin referuar të ardhurave që merren nga TVSH në dogana.

“Kursi i këmbimit, sikurse e dini tregtohet në treg të lirë që bazohet në bazë të kërkesë dhe ofertës. Qeveria nuk ndërhyn dot në kursin e këmbimit, është banka që bën politikat monetare, që intervenon për të bërë rregullime të caktuara. Siç e favorizon kursi për uljen e borxhit, ashtu dhe paralizon për mbledhjen e të ardhurave që merren nga TVSH në doganë. Efektet e humbjes nga rënia e kursit të këmbimit është rreth 7 miliardë lekë”, tha ministri.
Lidhur me 1 miliardë lekë të alokuara për bashkitë, Malaj thotë se këto para do të shpërndahen për menaxhimin e mbetjeve urbane ndërsa shton se shteti nuk paguan asnjë qindarkë për inceneratorët.

“1 miliardë lekë është një shumë që i është alokuar bashkive për menaxhimin e mbetjeve urbane. Buxheti i shteti paguan 0 lekë për inceneratorët”, tha Malaj.
Ministri thotë se krahasuar me vitin 2013, eksportet në Shqipëri janë trefishuar, teksa shton se për 2024 eksportet kanë kapur shifrën e 9.1 miliardë euro.

“Eksportet në Shqipëri janë 3fishuar. Në vitin 2013 totali i eksporteve ka qenë 2.8 miliardë euro ndërsa në vitin 2024 eksportet janë 9.1 miliardë euro”.
Për realizimit e buxhetit më të madh në histori me 8 miliardë euro në dispozicion, Malaj thotë se këto para janë të ardhura nga mirëmenaxhimi tatimor dhe implementimi i strategjisë afatmesme të të ardhurave.

“Po ti referoheni realizonit të buxhetit, do ta shihni që të ardhurat vijnë nga mirëadministratimi tatimor, nga implementimi i strategjisë afatmesme të të ardhurave dhe vijnë si rezultat i këtyre dy masave. Ky projektbuxhet ka 0 rritje të taksave”, ishin disa prej përgjigjeve të ministrit të Financave.

6 MUAJ ME PARE

Koreografia kundër Ramës në Kuvend, deputetja e PD nuk u bashkohet kolegëve të saj

Kuvendi seancë maratonë për Buxhetin, opozita përplaset me
Koreografia kundër Ramës në Kuvend

Gjatë seancës së sotme plenare, në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën në foltoren e Kuvendit, opozita vendosi t’i kthejë shpinën në shenjë proteste.

Deputetët e PD dhe të grupeve opozitare u ngritën njëkohësisht, duke shfaqur një akt demonstrativ kundër kreut të qeverisë.

Por, disa nga deputetë e opozitës nuk morë pjesë në këtë korografi kundër kryeministrit.

Erald Kapri dhe Agron Shehaj, përfaqësues të partisë “Mundësia”, nuk u bashkuan me veprimin e opozitës. Të dy deputetët qëndruan të ulur gjatë gjithë fjalës së Ramës, duke mos iu bashkuar protestës simbolike të kolegëve opozitarë.

Gjithashtu dhe deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, qëndroi e ulur dhe nuk iu bashkua grupit të saj. Veprimi i Bardelit shfaq një tjetër çarje brenda PD-së, ku jo të gjithë deputetët ndajnë të njëjtën qasje apo taktikë përballë mazhorancës.

 

6 MUAJ ME PARE

Opozita i ktheu shpinën, Rama mbyll fjalën në Kuvend me tone të larta: Ju pafsha me faqen për muri!

Kuvendi seancë maratonë për Buxhetin, opozita përplaset me
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij, pasuar me duartrokitjet e socialistëve në sallë. Teksa u ndal te paketa fiskale dhe projektbuxheti 2026, ironizoi vazhdimisht opozitarët.

“Buxheti bën edhe një rritje tjetër domethënëse të pagave, jo vetëm për rritjen minimale, por është një shtytje nga poshtë-lart për të rritur pagat më sipër.

Ka patur shumë lloj fjalësh në rrjete sociale dhe në tribunat e propagandës kundër gjithë këtyre masave, është thënë që po do të rriten pensionet, pagat, por edhe kontributet. E vërteta është që normat kontributive janë më të ulëtat në rajon, por ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë, gjithçka që do të rrisim në buxhetin familjar për pensionistët, punonjësit e administratës është vetëm rezultat i rritjes së ekonomisë.

Do doja të vazhdoja gjatë me këtë pamje ekskluzive, jo më pëlqen, por më frymëzon shumë. Kështu me faqen për muri ju pafsha (u thotë demokratëve), gjithmonë vetëm me shëndet aman, se na duheni gjallë!”, tha në mbyllje të fjalës së tij nga foltorja, kreu i qeverisë.

 

6 MUAJ ME PARE

I kthyen shpinën Ramës në Kuvend, Peleshi i jep vërejtje deputetëve të PD

Kuvendi seancë maratonë për Buxhetin, opozita përplaset me
I kthyen shpinën Ramës në Kuvend

Ditën e sotme kur kryeministri Edi Rama është ngritur të prezantojë buxhetin për vitin e ardhshëm në Parlament, deputetët e opozitës zgjodhën të ngrihen dhe t’i kthejnë kurrizin, në shenjë proteste kundër tij.

“Më mirë shpina se sa fytyra juaj”, u tha Rama deputetëve opozitarë.

Për këtë veprim edhe kryeparlamentari Niko Peleshi i bëri vërejtje opozitës.

Niko Peleshi: Ju sjell në vëmendje kodin e etikës në Kuvendin e Shqipërisë. Neni 5, pika 1. Deputetit i ndalohet të kryeje veprime ose gjestikulacioni përçmuese dhe ofenduese. Ndonëse këtë seancë e filluam me apel nga fëmijët, i tërheq vërejtje grupit të PD dhe zotit Bardhi për këtë koreografi si masë e përsëritur, vërejtje.

Bardhi: Dënimet kolektive i kemi lënë pas.

6 MUAJ ME PARE

Deputetët e opozitës i kthyen shpinën, Rama shpërthen në ofendime: Keni mbetur kashtë e ...!

Kuvendi seancë maratonë për Buxhetin, opozita përplaset me
Deputetët e opozitës i kthejnë shpinën Ramës

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate dhe ironi. Prezent në sallë është edhe kryeminsitri Edi Rama i cili është përballur me injorim nga opozita. Deputetët e opozitës i kanë kthyen shpinën kryeminsitrit, duke ndezur debate. 

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Rama tha sa për sa kohë opozita bën prokurorinë popullore, do të mbetët atje ku është. 

Ndërkohë, kryeminsitri nuk la pa komentuar as protestën e organizuar nga opozita të hënën ku kishte një numër të ulët mbështetësish.

"Deputeti që rri përballë, ligji nuk e ka infektuar. Sa kohë do të vazhdoni të bëni prokurorinë popullore, do vazhdon të jeni aty ku jeni dhe më të tkurrur.

Këtu nuk jemi për të diskutua rpër ju, por meqënëse më ngacmoni sa herë ju shoh.

Dua ta nis me varfërinë dhe me të ardhurat sepse pikërisht tek raporti me varfërinë është arsyeja pse jemi në mandatin e 4.

Rrini fort ligjit andej ( i drejtohet opozitës). Sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe kur dalin në rrugë mbesin kashtë e koqe, siç më thanë që kishin mbetur para dy netësh", u shpreh Rama.

 

6 MUAJ ME PARE

"Nuk shkon mor burrë"/ Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës i kthejnë shpinën (Video)

Kryeministri Edi Rama është ngritur në foltoren e Kuvendit të prezantojë buxhetin për vitin e ardhshëm në Parlament, por deputetët e opozitës zgjodhën të ngrihen dhe t’i kthejnë kurrizin, në shenjë proteste kundër tij.

Kuvendi seancë maratonë për Buxhetin, opozita përplaset me
Rama merr fjalën në Kuvend, opozita bën veprimin e pazakontë

Teksa kryeministri Edi Rama është rikthyer në seancën e sotme plenare në Kuvend të prezantojë buxhetin, opozita e ka pritur shefin e qeverisë me një veprim të pazakontë teksa ai mori fjalën në foltore.

Ata i kthyen shpinën kryeministrit sapo ai mori fjalën në sallën e Kuvendit.

Kuvendi seancë maratonë për Buxhetin, opozita përplaset me

Duke parë këtë veprim, Rama tha se më mirë të shikojë shpinën sesa fytyrën e opozitës.

"Dhe të ankoheni dhe të kthehni kurrizin nuk shkon mor burrë. Më mirë shpina dhe fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i z.Noka i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të partisë, por Nokën do ta quaja. Besnik Flamur Noka", tha Rama.

Më pas ai iu drejtua deputetit të PD, Flamur Noka.

Dëgjova që akuzove kryetarin e Kuvendit (Niko Peleshin) për besnikëri të verbër ndaj kryetarit të partisë. Për këtë ty nuk ta merr kush. Madje duhet të quhesh Besnik Falmur Noka”, i tha Rama. “Në Shqipëri krahasohesh vetëm me Shefqet Peçin, ndërsa në botë je “rrotë më rrotë” me Lei Feng”, tha Rama.

Në këtë moment, Flamur Noka u kthye dhe iu përgjigj: “Më mirë me Lei Feng se sa me Escobarin”.

 
6 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend, Noka përplaset me kryeparlamentarin Peleshi: Je ushtar, vetëm kryetar nuk je!

Kuvendi seancë maratonë për Buxhetin, opozita përplaset me
Noka përplaset me kryeparlamentarin Peleshi: Je ushtar, vetëm kryetar nuk je!

 Deputeti i PD, Flamur Noka është përplasur ditën e sotme në seancën pleanre në Kuvend me kryeparlamentarin Niko Peleshi.

Noka e akuzoi Peleshin se është vetëm një ushtar i Edi Ramës dhe jo drejtuesi de fakto i Kuvendit.

Debati në Kuvend:

Noka: Vetëm kryetar nuk jeni, por ushtar i partisë.

Peleshi: z.Noka tërheqje vëmendje

Noka: Seancën e kaluar, ju përjashtuar kreun e opozitës për një deklaratë që u mbajt kësaj salle dhe nuk kishte asnjë kontekst fyes apo ofendues për askënd. Deklaratë që citonte thënien e një ambasadori. E gjitha ajo që bëtë ndaj Berishës është urrejtje ndaj së vërtetës. Mashkullit paradite i thoni mashkull, pasdite femër. Transeksuali do të favorizohet dhe ai që do qëndrojë siç e ka bërë zoti, do diskriminohet sipas ligjit tuaj. Ju vendosët të shkatërronit familjen me atë ligj, që të shkatërroni këtë shoqëri. Do ikësh me turp si kolegët e tu

Peleshi: Faleminderit për këshillën

 

6 MUAJ ME PARE

Rama dhe Balluku në Kuvend, Bardhi përplaset me Niko Peleshin

Kuvendi seancë maratonë për Buxhetin, opozita përplaset me
Rama dhe Balluku në Kuvend, Bardhi përplaset me Niko Peleshin

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për rikthimin në Kuvend të zv,kryeministres, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Edi Ramës në Kuvend.

“Ftoj kolegët e PS-së, mqs e kanë kthyer në traditë duartrokitjen, që përpara se të fillojnë punimet e Kuvendit, ti japim një duartrokitje të pandehurës nga SPAK”, iu drejtuar Bardhi socialistëve.

Kreu i Grupit të PD-së i kujtoi Belinda Ballukut marrjen si të pandehur nga SPAK, ndërsa kryeparlamentari Niko Peleshi i kujtoi Bardhit se e drejta e fjalës nuk është për të personalizuar goditjet ndaj numrit 2 të qeverisë.

Debati në Kuvend:

Bardhi: T’i japim një duartrokitje të pandehurës së SPAK.

Peleshi: Ju tërheq vëmendjen, ju, fjalën e keni për të folur për kalendarin,.

Bardhi: E kuptoj që është fjali turpi, statusi i pandehur, por është status ligjor, s’po them çfarë i thotë ajo Ramës. Atë e kanë në raport me njëra-tjetrin, për të kaluar të kalendari, kemi votuar kundër sepse nuk do i të flitet për buxhetin. Referimi për buxhetin është mashtrim për pensionistët, ashtu siç është rritja e pagës.

Nuk doni që të diskutohet paketa fiskale, pasi nuk doni që shqiptarët të mësojnë të vërtetën. pensionistëve bëni sikur i rrisni pensionin. Në shkelje totale të rregullores së Kuvendit, pa miratuar një kalendar, qeveria solli projektbuxhetin pa ligje financiare. Dy javë pasi kishte filluar diskutimi i buxhetit, të remtën qeveria solli 8 projektligje, pa kaluar 24 orë shqyrtohet dhe i miratuat ne 2 orë diskutime pa dëgjuar asnjë institucion, i shqyrtuat të hënë dhe i futët në seancë. Nuk po bën një javë që paketa fiskale ka ardhur në Kuvend. E di që kartonët këtej do ngrihen jeshil lexuar apo pa lexuar paketën fiskale.

Për 12 vite e kishit harrua fjalën pensionistë.

rama prezanton buxhetin për 2026 opozita i kthen kurrizin

Lini një Përgjigje