
Janë publikuar pamjet e automjetit të përdorur nga autorët e atentatit pranë Rinasit.
Në foto shihet se makina është totalisht i shkrumbuar.
Makina e djegur e autorëve të atentatit ndaj Gilmando Danit dhe shoqëruesit të tij Muçi Shaljani (Sheqeri) është gjetur në një përrua, pranë aksit Fushë Krujë-Krujë, mes fshatrave Halil dhe Zall.
Në vendin ku u gjet makina nuk ka rrugë të përshtatshme dhe se aty mund të shkohet në këmbë përmes një shtegu. Brenda automjetit sipas policisë u gjetën 4 armë zjarri.

Një atentat mafioz ndodhi pasdreken e së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku viktimë mbeti Gilmando Dani, ndërsa u plagos Muçi Shaljani Sheqeri. Ata po udhëtonin me një automjet tip Mercedes Clas, kur ndaj tyre u qëllua nga një tjetër automjet Toyota me ngjyrë blu dhe targa të huaja. Ky automjet u gjet disa minuta pas krimit duke u djegur, ndërsa brenda tij u gjetën edhe armë zjarri që janë dërguar për inspektim në laboratorin e kriminologjisë.
Policia ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë, ndërsa gazetari i Syri TV, Klajdi Bodlli, ka nxjerrë detaje të reja lidhur me ngjarjen. Sipas tij, referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, një prej autorëve mbante një veshje të ngjashme me ato të policisë.
Bodlli tha se ai ka zbritur nga automjeti tip Toyota dhe është afruar drejt makinës ku ndodhej viktima dhe i plagosuri.
“Nga ajo çfarë shihet në video mjeti tip Mercedes C-Class ku ndodhej viktima dhe i plagosuri i afrohet rrethrrotullimit të Rinasit, ndërkohë të shtënat nisin nga një automjet Toyota, blu i errët. Në video dëgjohen të shtëna.
Disa sekonda më pas Benzi ngjyrë e bardhë, ndalon pak sekonda dhe më pas rrotullohet dhe ndalon tek vijat e bardha të rrethrrotullimit të Rinasit.
Ndërkohë brenda hapësirës së rrethrrotullimit, ndalon mjeti tip Toyota i autorëve, ku nga dera e pasagjerit të këtij mjeti zbret njëri prej tyre dhe i afrohet Mercedesit tip C-Class, hap derën e pasagjerit dhe qëllon disa herë me armë zjarri.
Në këtë moment, nga automjeti ku ndodhej Dani dhe Shaljani (Sheqeri) ka një kundërpërgjigje ndaj autorit të vrasjes, duke qëlluar. Duket flaka e armëve që del nga mjeti C-Class.
Autori, i maskuar dhe me një veshje që ngjante me uniformë policie, largohet dhe hipën në mjetin tip Toyota, i cili menjëherë merr rrugën drejt Fushë-Krujës, duke ndjekur rrugën Vorë-Fushë-Krujë. Më pas, mjeti u gjet i djegur në fshatin Halilaj nga forcat e policisë dhe zjarrfikësit.
Në makinë policia ka gjetur 4 armë zjarri, por në fillim policia nuk është afruar për shkak se plumbat vazhdonin të plasnin nga zjarri i mjetit. Nga pamjet e videos duket qartë e gjithë dinamika e ngjarjes: të paktën një autor ka zbritur nga mjeti tip Toyota dhe një tjetër ka qëndruar në vend.
Dëgjohen të shtënat që kanë nisur para se mjeti tip Mercedes C-Class të ndalte tek vijat e bardha të rrethrrotullimit. Mjeti afrohet, ndalet dhe autori i maskuar, me një veshje ngjyrë blu që ngjante me uniformë policie, hap derën e mjetit tip C-Class dhe qëllon disa herë.
Ata i kundërpërgjigjen. Ende nuk dihet nëse autori ka mbetur i plagosur, por ai largohet duke u përkulur, hipën në Toyota dhe largohet drejt rrugës Vorë-Fushë-Krujë”, shprehet gazetari.

Po hetohet nëse autorët kanë pasur informacione të hollësishme për itinerarin e shënjestrave.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij Muçi Shaljani , agjent i AMP-së prej 3 muajsh.
Mësohet se autorët i kanë pritur para aeroportit dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën.
Më pas nga makina, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Mjeti “Benz” eci për disa metra dhe ndaloi nga të shtënat.
Në atë moment, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë.
Pak sekonda më pas kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë-Krujës.
Shaljari ka një plagë plumbi në kokë dhe gjendja e tij është kritike, teksa mjekët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë.
Po hetohet gjithashtu nëse autorët kanë pasur informacione të hollësishme për itinerarin e shënjestrave dhe kush ua ka ‘servirur’ ato.
Si ndodhi antentati?
Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në Rinas, kur ranë pre e një atentati mafioz pranë aeroportit të Rinasit.
Të dy po udhëtonin me një mjet luksoz Benz, i bardhë me targa AB 099 UO, kur u qëlluan me breshëri plumbash sapo u larguan nga aeroporti.
Ata kishin ikur në Barcelonë më datë 7 nëntor dhe mbërritën në Rinas sot, 11 nëntor, në orën 13:55.. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas, rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin e Rinasit, një zonë ku ka një trafik të rënduar. Pikërisht kjo rrethanë i ka ndihmuar vrasësit, për të shënjestruar objektivin e tyre.
Autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë Krujës, ku fillimisht kanë ndaluar në fshatin Halil, ku kanë djegur automjetin që përdorën në atentat. Distanca mes Rinasit dhe Halilit është vetëm 14 kilometra, çka tregon se atentatorët kanë vepruar me saktësi dhe plan të qartë arratisje.
Brenda mjetit të djegur janë gjetur 4 armë që dyshohet se janë përdorur në atentat.

Detaje të reja kanë dalë pas gjetjes së automjetit tip “Toyota” të djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës, i cili është përdorur nga autorët e atentatit në Rinas.
Policia bën me dije se brenda mjetit të djegur janë gjetur katë armë zjarri të cilat dyshohet se janë përdorur në atentatin e sotëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kërkon të mbledhë prova që mund të dërgojnë më pas në identifikimin e autorëve.
Kujtojmë se atentati ndodhi në aeroportin e Rinasit, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ndërsa lëviznin me automjet. Viktimë e atentatit mbeti Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. Sipas informacioneve viktima Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona. Dyshimet janë se është ruajtur nga atentatorët që më pas kanë kryer atentatin.

Policia e Shtetit ka zbarkuar në qytetin e Lezhës për kontrolle të imtësishme të automjeteve pas atentatit të ndodhur sot në Rinas. Mësohet se janë ngritur postoblloqe në hyrje të qytetit. Gjithashtu pak më herë forca të shumta policie janë vendosur në Krujë, pas djegies së automjetit në një fshat aty pranë.
Kujtojmë se atentati ndodhi në aeroportin e Rinasit, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ndërsa lëviznin me automjet.
Viktimë e atentatit mbeti Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. Sipas informacioneve viktima Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona.
Dyshimet janë se është ruajtur nga atentatorët që më pas kanë kryer atentatin.
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin ku viktimë mbeti Gilmando Dani. I plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Bëhet me dije se Shaljani është punonjës i AMP-së
Ai është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi mësohet se ka marrë plumb në kokë.
Sipas burimeve të policisë, Shaljani po shoqëronte Gilmando Danin dhe ndodhej në zonën e Rinasit, kur u qëllua nga persona të panjohur.
Hetimet kanë nisur menjëherë, ndërsa autorët kryesorë dyshohet se lëviznin me një Toyota me targa greke.

Një atentat mafioz ka ndodhur rreth orës 14:20 të ditës së martë ku mbeti i vrarë 47-vjeçari, Gilmando Dani, ndërsa u plagos 40-vjeçari, Muçi Shaljani (Sheqeri).
Një automjet tip Toyota, i cili është gjetur duke u djegur pak minuta pas ngjarjes, dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit. Por çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë?
Gazetarja Xhensila Kodra, raporton për News 24 se Policia dyshon se autorët nuk kanë qenë vetëm në makinën tip Toyota.
“Dyshohet se janë dhe dy automjet që janë fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe nga dinamikat që ka siguruar policia në vendngjarja, duke lëvizur përgjatë kësaj zonë përgjatë intenerarit.
Njëkohësisht janë dy automjete që po verifikohen nga policia, për të zbuluar nëse kanë lidhje ose jo me krimin”, tha gazetarja.
Ndërkohë më parë u raportua se automjeti që dyshohet se është djegur, Toyota me targa greke, është fiksuar nga kamerat e sigurisë për herë të fundit te Ura e Gjoles.

Policia e Shtetit ka dhënë një informacion paraprak lidhur me atentatin mafioz të ndodhur rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin në afërsi të aeroportit, ku viktimë ka mbetur Gilmando Dani, ndërsa është plagosur një tjetër person.
Sipas policisë, i plagosuri është shtetasi Muçi Shaljani (Sheqeri), 40 vjeç. Shaljani drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S” kur drejt tyre u hap zjarr pranë rrethrrotullimit të Rinasit.
Policia tha se ka ngritur pika kontrolli dhe vijon puna për kapjen e atentatorëve. Ndërkohë që një automjet, tip Toyota me targa greke është gjetur duke u djegur jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa ka dyshime se është përdorur nga autorët në këtë atentat.
Rinas/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Një automjet është djegur në fshatin Halil të Krujës. Mjeti dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit të Rinasit, ku një person është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tjetër, S class.
Mësohet se viktima është shtetasi Gilmando Dani. Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të lartë dhe shumë të populluar. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Benz” rreth 3 kilometra.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA kanë shkuar në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet se mund të jenë larguar autorët.

Mësohet se viktimë është Gilmando Dani, i cili sapo ishte liruar nga burgu.
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me një viktimë dhe një të plagosur në Rinas.
Mësohet se viktimë është Gilmando Dani, i cili sapo ishte liruar nga burgu. Ndërsa i plagosuri është identifikuar me mbiemrin Muça.
Siç duket edhe nga pamjet, viktima ka qenë duke lëvizur në një makinë tip Benz të bardhë. Ndërsa, disa kalimtarë të rastit, por edhe policë kanë shkuar në ndihmë për të hapur mjetin.
Gilmando Dani, njihet si mik i Emiliano Shuallazit. Ai u dënua si pjesë e një rrjeti që merrej me gjobitjen e biznesmenëve. Pak më parë sapo ishte liruar nga burgu.
Precedenti i parë zyrtar i Gilmando Danit daton më 11 shkurt 2006, kur ai ra në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për shkak të dënimit në mungesë të dhënë ndaj tij me një vit burg për akuzat “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kanosje në bashkëpunim”.
Ndërkohë po punohet për identifkimin e të plagosurit. Automjeti rezulton i regjistruar në emër të Elvis Kosovës, edhe ky personazh i njohur.

Teksa ministrja e Brendshme Albana Koçiu raportonte sot në Kuvend se Shqipëria është një vend i sigurt, një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Rinas, ku kemi një viktimë dhe një i plagosur.
Në një video të siguruar nga “pamfleti” shihet se automjeti është sulmuar te rrethrrotullimi i Rinasit. Nga raportimet e dëshmitarëve, sulmi ka ndodhur nga një makinë tjetër në lëvizje.
Nga raportimet paraprake bëhet me dije se një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë pranë aeroportit të Rinasit.
Nga raportimet paraprake bëhet me dije se një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur.
Dyshohet se ngjarja është një atentat kriminal, ku automjeti tip Benz është sulmuar nga një tjetër automjet në lëvizje. Disa kalimtarë të rastit, por edhe policë kanë shkuar në ndihmë për të hapur mjetin.
Ndërkohë, në foton e publikuar shihet makina e cila është bërë "shoshë", nga breshëria e plumbave, ku raportohet se shoferi ka mbetur viktimë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të atentatit.
Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli për të kapur autorët, të cilët janë larguar në drejtim të paditur.
Në përditësim...
Pse zbarkun ne lezhe e jo ne korce ose bilisht natyr dhe me e bukur andej
Mo ven kurv ska, europ gangsterri kepet me gangsterrin ne albamut gangsterri nji her osht gangsterr 99% i PA bes hajdut bukshkel, nje her ha me policin nji her me politikanin nje her me tradhtarin, mir ky qe iku se at rrig la zgjedh po ai rq policis aty qe mort me vete gjith policin ca ka desh aty... rrac gabelsh rrac e shkerdhyme gabel shkodre vlore Elbasoni tirone durresshijak rraca perzime tymi i dalt se nji nga nji at drejtim kan mor. Shteti munsisht ti japi i dor elwminojn jonitjtrin se pastrojn venin.
Ne mes te dites ne aeroport me qetesi te frikshme bejne ekzekutimin, dhe arrijne dhe shkojne deri ne fushekruje, e djegin mjetin dhe arrijne te arratisen, nuk di por eshte fund e krye nje KAPITULLIM i policise. Ne duam te shkojme te blejme buke, mire qe mezi ja dalim ne trafim, na ndalojne 2 here policia ne rruge, marrim dhe gjobe. Tjetri vret ne mes te dites ne mes te njerezve, poshte kamerave, lagohet 20 km dhe se gjen asgje. Shtet inekzistent dhe frikacak per te fortin, dhe represiv me te dobtin. Dhe fakti tjeter, nje kapoband qe shoqerohet nga nje oficer i AMP, strukture me shume kompetenca dhe qe njerezit ne te duhet te jene te mirefiltruar. Dmth kriminalizimi i ketij shteti eshte ne rrenje, dhe i ushqyer nga kupola qeverise, sepse asgje nuk eshte rastesi. Dukush duhet te mbaj pergjegjesi. Mezi po presim reagimin e ministreshes!
Ne mes te dites ne aeroport me qetesi te frikshme bejne ekzekutimin, dhe arrijne dhe shkojne deri ne fushekruje, e djegin mjetin dhe arrijne te arratisen, nuk di por eshte fund e krye nje KAPITULLIM i policise. Ne duam te shkojme te blejme buke, mire qe mezi ja dalim ne trafim, na ndalojne 2 here policia ne rruge, marrim dhe gjobe. Tjetri vret ne mes te dites ne mes te njerezve, poshte kamerave, lagohet 20 km dhe se gjen asgje. Shtet inekzistent dhe frikacak per te fortin, dhe represiv me te dobtin. Dhe fakti tjeter, nje kapoband qe shoqerohet nga nje oficer i AMP, strukture me shume kompetenca dhe qe njerezit ne te duhet te jene te mirefiltruar. Dmth kriminalizimi i ketij shteti eshte ne rrenje, dhe i ushqyer nga kupola qeverise, sepse asgje nuk eshte rastesi. Dukush duhet te mbaj pergjegjesi. Mezi po presim reagimin e ministreshes!
Ajo zone aty, eshte lene vete nga shteti jashte kontrolli qe bandat te lajne hesapin.
Nese kujtoheni eshte e njejta skene me rastin kur u vra Brilant martinaj dhe 2 persona te tjere. Pasi bene vrasjen makabre ne mes te rruges ne mes te dites, vrasesit iken pa i hyre gjemb ne kembe. Krim qe dhe sot eshte i pazbardhur. Hapet aksi dhe garantohet nje krim e tille. Kaq e thjeshte eshte.