TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 9 Nëntor 2025, 22:23

Minutë pas minute/ Nis procesi i numërimit të votave, kryesojnë kandidatët socialistë

Shkruar nga Pamfleti
6 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e pjeshme/ Vijon procesi i numërimit, rezultatet në çdo bashki

Minutë pas minute/ Nis procesi i numërimit të votave,

Vijon procesi i numërimit të votave në 5 bashkitë e vendit që shkuan në zgjedhje të pjesshme vendore. Pas disa orësh vonesa, janë hapur kutitë e para dhe ajo që bie në sy është se kryesojnë kandidatët socialistë në kutitë e para. Ajo që duhet theksuar në këto zgjedhje është pjesëmarrja e ulët. Vlora mban rekord historik.

Sa i takon garës, në Vlorë, ku janë 232 qendra votimi, gara zhvillohet mes Brunilda Mersinit së Partisë Socialiste, Dionis Sotës të mbështetur nga PD, dhe Gjergj Nikës i pavarur. Në Berat, përballja është mes socialistit Ervin Ceca dhe Pavlo Shkarpës. Mati ka 47 kuti dhe aty garojnë Altin Bojni (PS), Suzana Pasha (e pavarur, zyrtare e PS-së) dhe Eduart Brahilika, i mbështetur nga opozita.

Në Cërrik, votuesit do të zgjedhin mes Florenc Dokës (PS), Amarildo Hoxhës (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Eligert Himës nga “Lëvizja Shqipëria Bëhet”. Në Tepelenë përballen socialisti Gramoz Sako dhe i pavaruri Gabriel Guma.

Minutë pas minute/ Nis procesi i numërimit të votave,
Mat
Minutë pas minute/ Nis procesi i numërimit të votave,
Berat
Minutë pas minute/ Nis procesi i numërimit të votave,
Cërrik
Minutë pas minute/ Nis procesi i numërimit të votave,
Tepelenë
Minutë pas minute/ Nis procesi i numërimit të votave,
Vlorë
6 MUAJ ME PARE

“Zgjedhjet kanë rënë”, Gjergji Nika mesazh numëruesve të PS: Nuk qeveriset Vlora me 6% të votave

Minutë pas minute/ Nis procesi i numërimit të votave,

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Vlorë janë mbyllur me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët, duke shënuar rekordin negativ në të gjithë vendin, vetëm 12.54% e qytetarëve dolën në votim. Në këtë klimë apatie elektorale, kandidati i pavarur për bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, reagoi ashpër pas hapjes së kutisë së parë në KZAZ-në nr.85.

Nika iu drejtua numëruesve socialistë me tone kritike, duke vënë në dyshim legjitimitetin moral të procesit. “Edhe pse do fitoni, nuk qeveriset Vlora me 6% të votave në qytet. 6-7% të 173 mijëve. Kanë rënë zgjedhjet, pavarësisht se u shqyen”, deklaroi ai, duke nënkuptuar se pjesëmarrja minimale delegjitimon çdo rezultat politik.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora ka qenë bashkia me frekuentimin më të dobët në këto zgjedhje të pjesshme, ndjekur nga Berati dhe Cërriku.

6 MUAJ ME PARE

Nis numërimi i votave në të gjitha bashkitë, ndiqni Live procesin

Minutë pas minute/ Nis procesi i numërimit të votave,

Ka filluar procesi i numërimit të votave në të gjitha bashkitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Procesi i numërimit ka nisur edhe në Bashkitë e Cërrikut dhe Vlorës. Në bashkinë e Cërrikut në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën këtë të diel, kandidojnë Florenc Doka i PS-së, Amarildo Hoxha kandidat i pavarur mbështetur nga PD-ja dhe Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet.

Ndërkohë, Vlora është në pritje të emrit të kryebashkiakut të ri pas zgjedhjeve që u mbajtën ditën e sotme. Rreth 16,200 qytetarë iu drejtuan kutive të votimit, pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë nga vlonjatët të cilët janë në shifrat e rreth 130 mijë personave me të drejtë vote.

Raportohet se procesi gjatë ditës së sotme ishte i qetë dhe pa problematika, ndërkohë që ka nisur numërimi i kutive të para të votimit ën KZAZ nr 85.

Gara për drejtimin e qytetit bregdetar është mes kandidates socialiste Brunilda Mersini e cila la mandatin e deputetit, kandidatit të pavarur por të mbështetur nga PD Dionis Sota dhe kandidatit tjetër Gjergji Nika i cili ka dy rivalë tashmë, socialistët por edhe vetë demokratët nga ku ka dhënë kontributin e tij për disa vite.  

Ndryshe nga herët e tjera, KQZ po e transmeton në kanalin e saj në YouTube të gjithë procesin e numërimit të votave.

Bashkia e parë që nisi procesin e numërimit ishte Tepelena dhe më pas Berati. Në bashkinë e Tepelenës për herë të parë do të aplikohet edhe testi numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas këtij procesi, numërimi do të vijojë manualisht. 

Bashkia e fundit ku ka nisur procesi i numërimit të votave është Mati. Sipas të dhënave të KQZ, Bashkia Mat ka shënuar numrin më të lartë të pjesëmarrësve në votim, me 39.23%. Në këtë Bashki ka tre kandidatë, Altin Bojni i Partisë Socialiste, Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha të pavarur.

6 MUAJ ME PARE

Numërohen kutitë e para në Vlorë, kryeson Brunilda Mersini

Minutë pas minute/ Nis procesi i numërimit të votave,

Pas Tepelenës dhe Beratit, janë numëruar kutitë e para edhe në Vlorë. Nga dy kutitë e para të numëruara, kandidatja e Partisë Socialiste është në avantazh të madh.

Rezultatet e dy kutive të para janë si më poshtë:

Kutia e parë: Brunilda Mersini 39 vota, Dionis Sota 7 vota, Gjergj Nikaj 10 vota, 3 vota të pavlefshme.

Kutia e dytë: Brunilda Mersini 54 vota, Dionis Sota 15 vota, Gjergj Nikaj 11 vota.

 

6 MUAJ ME PARE

Numërohen kutitë e para në Tepelenë dhe Berat, kryesojnë kandidatët socialistë

Minutë pas minute/ Nis procesi i numërimit të votave,

Tre orë pas mbylljes së procesit të votimit, ka nisur edhe numërimi i votave në Tepelenë dhe Berat. Në bashkinë e Tepelenës për herë të parë do të aplikohet edhe testi i numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas këtij procesi, numërimi do të vijojë manualisht.

Procesi në Qendrat e votimit 4356 Progonat, 4359 Nivicë dhe 4360 Sinanaj në Tepelenë po shkon drejt fundit, ku epërsi të thellë ka kandidati socialist Gramoz Sako kundrejt  Gabriel Gumës të pavarur, që mbështetet nga PD.  Në qendrën e votimit 4359 në Nivicë, 199 vota ka marrë Gramoz Sako, 6 Gabriel Guma, ndërsa 1 është shpallur e pavlefshme.

Në Berat është hapur kutia e parë në KZAZ 67, ku kryeson kandidati socialist Ervin Ceca 145 vota, ndjekur nga i pavaruri Pavllo Shkarpa 8 vota ndërsa 6 vota janë shpallur të pavlefshme. Në Vlorë sapo ka nisur në KZAZ 85. Sapo ka nisur procesi edhe në Cërrik, ndërsa pritet edhe Mati.

 

6 MUAJ ME PARE

Pas Tepelenës, nis procesi i numërimit në Bashkinë e Beratit

Minutë pas minute/ Nis procesi i numërimit të votave,

Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe për Bashkinë e Beratit. Raportohet se numërimi ka nisur në KZAZ 67, e cila ka 44 kuti.

Në këtë bashki garojnë për zyrën e kryebashkiakut Ervin Ceca i PS-së dhe Pavlo Shkarpa, i pavarur, i mbështetur nga PD-ja.

Berati regjistroi një përqindje pjesëmarrjeje pak më shumë se 19%, shumë e ulët nga pritshmëritë. Në këtë bashki ishin 116 qendra votimi dhe 79.323 qytetarë me të drejtë vote. Të drejtën për të votuar e ushtruan dhe dy kandidatët.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, vetëm rreth 18.7% e qytetarëve kanë votuar, duke shënuar një nga shifrat më të ulëta të pjesëmarrjes në vite. Fenomeni më i dukshëm ishte bojkotimi i heshtur i të rinjve, ndërsa më aktivët në votim rezultuan të ishin pensionistët.

 

6 MUAJ ME PARE

Nis procesi i numërimit në Bashkinë e Tepelenës, testohet Inteligjenca Artificiale

Minutë pas minute/ Nis procesi i numërimit të votave,

Ka nisur procesi i numërimit të votave, tre orë pas mbylljes së votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura sot në pesë bashki të vendit: të Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se ky proces pritet të nisë rreth orës 22:00, ndërsa numërimi i kutive të para ka nisur në Tepelenë.

Në këtë bashki për herë të parë do të aplikohet edhe testi numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas këtij procesi, numërimi do të vijojë manualisht. Në katër bashkitë e tjera pritet që numërimi të nisë së shpejti.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, vetëm rreth 18.7% e qytetarëve kanë votuar, duke shënuar një nga shifrat më të ulëta të pjesëmarrjes në vite. Fenomeni më i dukshëm ishte bojkotimi i heshtur i të rinjve, ndërsa më aktivët në votim rezultuan të ishin pensionistët.

Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes ishte Mati me 39.36%, e ndjekur nga Tepelena me 34.63%, Cërriku me 25% dhe Berati me 19.98%. Pjesëmarrjen më të ulët e shënoi Vlora, bashkia më e madhe në zgjedhjet e kësaj të diele, ku votuan vetëm 12.54 përqind.

 

Lini një Përgjigje