TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2023, 11:41

14 Maji/ Alibeaj akuza Berishës dhe Ramës: Jemi nën agresion nga pushteti dhe “foltorja”

Shkruar nga Pamfleti
14 Maji/ Alibeaj akuza Berishës dhe Ramës: Jemi nën agresion nga
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka komentuar sërish për vendimin e tyre për ta dalë me listë të pjesshme në zgjedhjet e “14 Majit”, çëshjte kjo që ia ka raportuar edhe dhe Audrey Glover, përfaqësueses së OSBE/ODIHR.

Alibeaj tha se ia bëri me dije zonjës Glover situatën e brendshme të partisë që ai drejton, pasi mendon se është e rëndësishme, duke theksuar se po ashtu  i bëri me dije që PD-ja zyrtare prej një vit e gjysëm është nën agresion nga të dyja kahet.

“Ia bëra me dije. Sepse mendoj se për zonjën Glover çështjet e brendshme janë të rëndësishme. I sqarove atë që unë e kam publike. PD për një vit e gjysëm jemi në agresion nga të dyja krahët.

Nga pushteti po e po dhe e kuptoj fare mirë, por sigurisht i bëra me dije për sulmin që ka ardhur nga “Foltorja”, i cili mesaduket synim kryesor të tij ka të godasë PD, për një arsye që dihet tanimë. Ndarja e madhe që është bërë më të për një arsye që është ADN e PD, non grata dhe korrupisoni.

Ai që i bëra me dije Glover se PD sot ka marrë hapat e nevojshme për tu distancuar nga gjurmët e korrupsionit.” tha ai.

Kreu i PD, gjithashtu tregoi edhe arsyen se pse u tërhoqën rrugës disa prej kandidatëve.

Alibeaj tha se ata u përballën me një realitet aspak moral dhe u sulmuan pas kurrizit nga “Foltorja”.

“Kishte dhe një arsye tjetër. Rregulli do të ishte që të dilnin kandidatët. Ne ramë dakord që ta shpërndanim rëndësinë edhe në degët e PD dhe do të ishin ata që do të vendosnin nëse do të dilnin apo jo me kandidatë duke parë realitetin.

Është përgjegjësia e të gjithëve. Një pjesë e degëve vendosi që do të s’ishte mirë të prezantoheshim vetëm më Këshill Bashkiak. Unë kam qenë për të dalë me 61.

Disa prej kandidatëve tanë që në fillim e morën përsipër , panë një realitet aspak moral, ndaj edhe u tërhoqën.

Është anormale, që teksa kandidatët tanë u ndodhën jo vetëm një përballje me pushtetin, po u ndodhën nga sulm nga pas kurrizit, nga “Foltorja”.

14 kandidatët e mbetur mund t’i quajmë dhe qendrestarë. Sepse një situatë të tillë patën edhe ata.”, theksoi kreu i PD.

Kreu i PD me tej tha se ata kanë ardhur në këtë gjendje për shkak se ka qenë një situatë paqartësie për një kohë të gjatë dhe po ashtu për sjelljen e vetë atyre, që sipas Alibeajt duke mos dashur të kontribuojnë në ndarje, nuk vepruan, ashtu siç bëri Berisha.

“Për gjatë një vite kemi qenë një situatë paqartësie, së dyti edhe për sjelljen tonë. Për një vit e ca për të mos qenë kontribuues në ndarje, nuk vrapuam, të bëjmë atë që bëri Berisha me lëvizjet e tij që dihen. Në ofruam gjithmonë afruam gjithmonë që ishte e dëmshme kjo përçarja, ja si vjen situata sot.

Kjo e keqe rrëzohet duke bashkuar forcat dhe kjo ishte oferta. Kjo ishte ajo që bëmë dhe kjo pati një kosto.

E mira e shqiptarëve ishte ndaj të keqes së madhe ishte do të duhej të bëheshim bashkë dhe më pas të shihnim pozicionet tona. Në politikë futesh për interesin publik.

Kjo e pati një kosto se fakti që shkuan deri në limite, pati një paqartësi ligjore, më pas ndodhën edhe ngjarjet e tjera nga KQZ, që ishte taktik për ta mohuar ne propozimin e kandidatëve.”, u shpreh Alibeaj.

Ai shtoi se brenda PD ranë dakord që të rëndësinë e zgjedhjes së kandidatëve ta shpërndanin në degët e PD dhe të ishin këto të fundit që të vendosnin duke para realitetin të dilnin me kandidatë apo vetëm me listë për Këshill Bashkiak edhe pse Alibeaj thekson se ai vetë ka qenë për daljen për 61 kandidatë.

alibeaj berisha

Lini një Përgjigje