Politike25 Mars 2023, 21:15

14 maji/ Gjiknuri i largon Ballës kryebashkiakun e Librazhdit, zyrtarizohet Mariglen Disha

Shkruar nga Pamfleti

14 maji/ Gjiknuri i largon Ballës kryebashkiakun e Librazhdit, zyrtarizohet

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Damian Gjiknuri ishte ai që prezantoi kandidatët për bashkitë e qarkut të Elbasanit. Në qytetin e Elbasanit u konfirmua Gledian Llatja. Ndërkohë që në Librazhd është larguar Kastriot Gurra, i cili ishte i besuari i Taulat Ballës. Mësohet se në këtë qytet do të garojë Mriglen Disha.

Qarku Elbasan
Elbasan-Gledjan Llatja
Cërrik-Andi Salla
Belsh-Arif Tafani
Gramsh- Besjan Ajazi (nga radhët e deputetëve)
Peqin-Bukurosh Maçi (kryetar i PS)
Librazhd- Mariglen Disha
Prrenjas-Nuri Belba