Politike25 Mars 2023, 20:10

Këlliçi e nis me premtime të mëdha: Transport falas për banorët e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Këlliçi e nis me premtime të mëdha: Transport falas

Belind Këlliçi e ka nisur me premtime të mëdha fushatën e 14 majit. Ai do të jetë kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe përballë tij me shumë mundësi do të jetë Veliaj, ndërkohë që pritet me interes nëse Alibeaj do të nxjerrë kandidatë.

Gjatë një takimi sot, Këlliçi tha se ka një program fantastik për kryeqytetin, ndërsa tha se nën drejtimin e tij, transporti publik do të jetë falas, si dhe në qendër të punës së tij do të jetë uji, që sipas tij Tirana ende nuk ka 24 orë.

Transporti publik do të jetë falas. Paratë nuk do i çojë tek inceneratori, por do ua kthejmë qytetarëve. Tirana ankohen për ujin e pijshëm, dhe uji i pijshëm është një premtim ndër më kryesorët. Kemi një program dhe projekt fantastik për Tiranën”, tha ai.

kellici transporti publik 14 maji