Politike 1 Maj 2023, 19:16

“15 maji do të jetë një zhgënjim”, Spahiu: Pas zgjedhjeve nuk ikin Rama-Berisha-Meta, por ikën populli

Shkruar nga Pamfleti

“15 maji do të jetë një zhgënjim”, Spahiu: Pas

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar atë se çfarë pritet të ndodhë një ditë pas zgjedhjeve lokale, ai tha se më 15 maj nuk ndodh gjë tjetër veçse zhgënjimi i popullit.

Në një intervistë për “Euronews Albania” Spahiu shtoi se zhgënjimi do të vijë për shkak se Rama, Berisha dhe Meta do të jenë përsëri aty, ndërsa qytetarët do të ngelen pa shpresë për një të ardhme më të mirë politike.

Më 15 maj nuk do të largohet as Edi Rama, as Ilir Meta, as Sali Berisha. Më 15 maj ata të tre do të jenë sërish aty. Më 15 maj nuk do të ikë asnjëri prej tyre, më 15 maj do të ikni ju. Do të ikin qytetarët, do vazhdojnë të ikin drejt Rinasit për të braktisur Shqipërinë. Unë ndjej keqardhje që përsëri 15 maji do të jetë një zhgënjim, përsëri nuk do të ketë shpresë dhe asgjë nuk do të ndryshojë në të ardhmen e qyteteve të tyre apo në të ardhmen politike të Shqipërisë”, tha Spahiu.

rama -berisha-meta spahiu