Politike28 Qershor 2023, 18:12

“29 korriku nuk ka peshë”, Salianji për zgjedhjet në PD: Tollovi publike e Bashës

Shkruar nga Pamfleti

“29 korriku nuk ka peshë”, Salianji për zgjedhjet në

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka deklaruar se zgjedhjet që do të mbahen më 29 korrik për kreun e ri të partisë, nuk janë gjë tjetër veçse tollovi publike.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se zgjedhjet nuk kanë peshë politike, duke nënvizuar se Lulzim Basha ka konfiskuar PD dhe se ai ende është kryetar i kësaj force në Gjykatë, pasi nuk ka ikur kurrë.

Mes tjerash ai shpreh bindjen se opozita do të ribëhet dhe se do të jenë të gatshëm për zgjedhjet parlamentare të 29 korrikut.

Besoj se PD do të gjejë forcën për t’u ribërë dhe për të pasur një qasje tjetër me publikun. Opozita duhet të ribëhet  dhe duhet të hapet për të gjithë ata që kanë kontribuar në PD. 29 korriku nuk do të prodhojë asgjë. Jemi në një pengmarrje nga një njeri që quhet Lulzim Basha që ka marrë çdo gjë nga demokratët. E ka konfiskuar me ndihmën e regjimit çdo gjë në PD. Ai akoma ekziston në Gjykatë si kreu i PD-së.

Po bën një tollovi publike, që gjasmi duke takuar me 7-8 person. Do të jetë aty sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo datë atë është kot dhe nuk ka asnjë vlerë. Besoj se kjo datë do të jetë në një situatë ku nuk ka asnjë peshë. Dalja e Bashës në skenë politike, ka zhvendosur fokusin nga përgjegjësia se si opozita duhet ribërë, që të lexonte drejt rezultatin e zgjedhjeve. Është e qartë pse po ndodh kjo lëvizje, për të zhvendosur fokusin e debatit në tjetër gjë. Kam shpresë se ne do të arrijmë të ribëhemi dhe të jemi konkurrues në zgjedhjet e 2025”, tha ai.

salianji basha zgjedhjet pd