TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2025, 17:02

“Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë të kërcënuara”, rezoluta e PPE-së paralajmëron Ramën

Shkruar nga Pamfleti

“Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë të

PPE ka miratuar një rezolutë ku ngrihet alarmi për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri nën qeverisjen e Edi Ramës, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Sipas kreut demokrat, Sali Berisha, i cili ishte pjesëmarrës në Kongresin e PPE-së që zhvilloi punimet në Valencia (Spanjë), rezoluta thekson si shqetësime kryesore: blerje votash përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi; keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve gjatë periudhës parazgjedhore; punësime elektorale dhe favorizim i mbështetësve të PS; emërim i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt; shtypje e opozitës dhe kufizim i medias; ndjekje penale dhe presion mbi liderët dhe kandidatët e opozitës; pabarazi në aksesin mediatik dhe përqendrim i pronësisë së mediave në favor të qeverisë.

Gjithashtu rezoluta vendos theksin tek ndalesa e TikTok-ut para zgjedhjeve si kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave digjitale; kapjen e drejtësisë dhe pandëshkueshmërinë.

“Institucionet e kapura politikisht dhe nuk garantojnë pavarësi; krimet zgjedhore mbeten të pandëshkuara, duke krijuar kulturë pandëshkueshmërie; lidhje të dyshuara midis aktorëve politikë dhe rrjeteve kriminale, veçanërisht në polici dhe drejtësi”, vijon më tej rezoluta e PPE.

Rezoluta u bën thirrje gjithashtu BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike, si dhe të dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë; dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë shkeljet zgjedhore, si dhe të zbatojnë mekanizma kushtëzues në procesin e integrimit në BE në rast se shkeljet vazhdojnë.

Lini një Përgjigje