TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2024, 12:48

“A do e takosh Metën në qeli?”/ Kryemadhi: Prej 7 muajsh nuk kam asnjë komunikim, edhe po të dua unë nuk pranon ai!

Shkruar nga Pamfleti

“A do e takosh Metën në qeli?”/ Kryemadhi: Prej 7

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me masën e sigurisë ndaj saj dhe burgosjen e ish-bashkëshortit Ilir Meta.

Pas konflikteve familjare dhe procesit të divorcit mes ish-çiftit, Kryemadhi tha se masa e arrestit ndaj Metës zhvillon edhe më shumë konfliktin e tyre familjar.

E pyetur nëse do e takonte Metën në qeli, Kryemadhi tha se ai nuk do të pranonte edhe nëse vetë ajo do të kishte dëshire.

“Është prej 7 muajsh zero me përjashtim që më ka ardhur padia e divorcit në shtëpi nuk kam më komunikim me të me këtë çështje do të punojmë të ndarë për arsye të mbrojtjes. dua të them që në parantezë duka të them që masa e arrestit është masë që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin, për gjëra të cilat dyshojnë tek unë duan t’ja vendosin ilir metës që nuk ka lidhje fare. Edhe sikur të dua unë ta takoj unë, nuk do të pranonte ai, ku ka arrestim më të madh se sa ai shpirtëror, ku ka?! Nuk ia uroj asnjërit nga ju konfliktit familjar që kam unë.  Jemi dy njerëz që jemi dashur shumë, kemi ecur përdore 33 vite”, u shpreh Kryemadhi.

 

Lini një Përgjigje