
Afera CEZ-DIA ka filluar ta tmerrojë Ilir Metën. Ngjitja e shkallëve të SPAK pak ditë më parë duket se e ka lënë pa gjumë, pasi i ka ikur buzëqeshja në fytyrë dhe ka nisur me sulmet e presionet ndaj drejtësisë.
Meta ishte sot në një intervistë dhe për herë të parë përmendi burgun. Ai kujtoi fillimet e karrierës së tij, kur i hoqën imunitetin për protestën e Poliçanit. Por populli thotë se “gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”.
“Isha 22 apo 23 vjeç kur më kërcënonin çdo ditë se do më fusin në burg. Jam mësuar me lojërat e drejtësie, por si politikan karrierë dhe nuk i jam shmangur drejtësisë dhe transparencës së qytetarëve”, tha ai.
Por Meta duket se i dërgoi mesazhe dhe Berishës. Ai e vlerësoi ish-kryeministrin, teksa justifikoi sulmet që ky i fundit në vitin 2015 bënte ndaj Metës. “Pamfleti nxori pak ditë më për procesverbalin se si Berisha i kërkonte të dorëhiqej, por Meta e ka justifikuar duke sulmuar Bashën.
“E ka trumbetuar sepse ka dëgjuar se çfarë i ka thënë Luli në atë kohë, sepse në atë kohë, këtë histori, Rama e stisi në publik përmes Lulit. I kishte thënë Lulit të lexonte një deklaratë, bazuar në një shkrim spekulativ të BIRN-it, i cili spekulonte emrin që kishte dalë një ish-kryeministër që e kishte përfituar nga kjo kompania transferta, i cili ishte një emër tjetër që dilte nga procesi dhe nga letrat, u përpoqën ta lidhnin me emrin tim”, theksoi ai. Pra si duket Meta po i dërgon mesazhe Berishës q ëta nmdihmojë në baltën ku ka ngecur.
Më tej ai sulmoi prokurorët, duke deklaruar se është një akuzë e ngritur nga Rilindja. Pra Meta akuzoi prokurorët se po e hetojnë politikisht.
“Është një çështje e vjetër dhe e stërkonsumuar sepse kjo është një çështje që është hapur gjithmonë për arsye politike dhe në mënyrë spekulative në vitin 2015”, u shpreh Meta i cili tha se të gjitha aludimet që implikojnë emrin e tij në fakt s’kanë asnjë lidhje me të.
Por edhe pse Meta shprehet i sigurt se nuk ka bërë asnjë mëkat, faktet janë ndryshe. Nëse SPAK i shkon deri në fund kësaj dosje, do ketë zhvillime të bujshme.
Lini një Përgjigje