
Shkëlzen Berisha ka reaguar për herë të parë lidhur mbi akuzat ndaj Sali Berishës. Babai i tij është marrë i pandehur për aferën me kompleksin “Partizani” dhe sot është duke u mbajtur seanca gjyqësore për njohjen me masën e sigurisë.
Avokatët e Berishës u larguan nga salla dhe gjykata caktoi një avokat kryesisht, Artan Simonin.
Por Shkëlzen Berisha ka bërë një reagim duke e kritikuar avokatin, pasi sipas tij, ky i fundit ka sulmuar Sali Berishën në rrjetet sociale.
“Ky është “avokati” qe gjykatësja qe shkeli kushtetutën ka caktuar për te mbrojtur Sali Berishën! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen!”, shkruan Shkëlzen Berisha.
Lini një Përgjigje