Editorial16 Prill 2024, 08:17

Aheng ballkanik me shqiptarë të shitur e tallava greke!

Shkruar nga Pamfleti
Aheng ballkanik me shqiptarë të shitur e tallava greke!
Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis dhe Fredi Beleri

Me të vetën, Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis po i del Zot e madje po riciklon në politikë Fredi Belerin.

Aktualisht në burg, Beleri i dënuar për blerje votash, është shpallur nga Mitsotakis dhe Demokracia e Re kandidat për zgjedhjet europiane.

Mesazhi grek është i qartë: për të provokuar Shqipërinë, pasi nuk ia doli të çonte njeriun e vet në Himarë, Mitsotakis po na thotë se Greqia është ne BE dhe se Beleri që ne nuk e deshëm, por e futëm në burg, mund të bëhet më i madh, më i pushtetshëm: ai mund të ketë karton në Europarlament.

E kotë të shtosh se mesazhi përshëndetës nga burgu i Belerit ishte i turpshëm dhe antishqiptar. Edhe sikur pretendimet e tij për Edi Ramën, sikur ky i fundit ia stisi historinë e vjedhjes së votave, me këtë ai vulosi tradhtinë më të lartë të tij. Edi Rama pak ka bërë, nëse kjo është vërtet stisje për të mos i dhënë Himarën një tradhtari. Beleri 2 vjet dënim me burg i ka pak, ai duhej dënuar më shumë dhe në fund e meriton ta përzënë nga Shqipëria një herë e përgjithmonë. Kishte aty edhe një shok ideali, Pirro Dhimën, një injorant që doli e foli për Vorio Epirin, por atë e njohim tashmë dhe njësoj si Belerin, jo deputet, por edhe kryeministra ti bëjë Greqia, nuk i hyjnë në punë për gjë.

Pra Mitsotakis po provokon edhe pse në fakt po plas dhe nuk po di më çfarë presioni ti bëjë Shqipërisë e çfarë karte të re të luajë kundër nesh. Me lajmin e dalë sot që ai ka propozuar Belerin për deputet ne Parlamentin Europian, Kryeministri grek ka luajtur rolin më qesharak të jetës së tij politike dhe personale. Dhe mirë ka bërë, aty e ka Belerin, sa të dalë nga burgu ta marrë e ti lirojë dhe vendin e vet po deshe.

E meqë Greqia paska mbetur kaq keq sa po riciklon jashtëqitjet e Shqipërisë, kemi një propozim për Mitsotakis: Hajde merre edhe Safet Gjicin se ndoshta e qan rolin e eurodeputetit grek. Ose Shukri Xhelilin se ndoshta edhe ky ka dalë nga burgu e kërkon punë. Veç do të kesh një problem me ta se këta janë mësuar t'ua hipin e nuk janë si puna e Belerit. Flasim që flasim për tallava, ndoshta Demokracia e Re greke ka nevojë për një dorë./Pamfleti

kiriakos mitsotakis fredi beleri