
Analisti Fitim Zekthi ka deklaruar se procesi i zgjedhjeve të ditës së nesërme është i pakthyeshëm.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zekthi nënvizoi se Sekretari i Përgjithshëm i PD nuk e ka tagrin që të mbledhë Këshillin Kombëtar. Sipas tij, Këshilli Kombëtar thirret nga Kryesia e PD-se ose nga kryetari i kësaj partie.
“Procesi i zgjedhjeve të ditës së nesërme është i pakthyeshëm. Nuk ka pasur mbledhje të Këshillit Kombëtar. Kjo është një gjë qesharake dhe absurde. Sekretari i Përgjithshëm i PD nuk ka të drejtë të thërrasë Këshillin Kombëtar, nuk e ka tagrin. Sekretari merr në shqyrtim vetëm gjërat që do të zbatojë dhe nuk merr vendime. Këshilli Kombëtar thirret nga Kryesia e PD ose nga Kreu i PD-së”, u shpreh Zekthi.