TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2023, 17:26

Akuzat e Berishës ndaj Yuri Kim, “shpërthen” Evi Kokalari: Çmenduri! Doktori po i hap "varrin vetes"

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e Berishës ndaj Yuri Kim, “shpërthen” Evi Kokalari:

Aktivistja Evi Kokalari është shprehur se ish kryeministrit, Sali Berisha me akuzat që po bën ndaj ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, thjesht po i gërmon varrin vetes.

Me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, Kokalari shtoi se nëse Berisha ka fakte për akuzat që bën ndaj ambasadores Kim, ai duhet t’i drejtohet organeve kompetente. Por sipas saj fakti që nuk e bënë një gjë të tillë tregon se janë akuza të pabaza, teksa shtoi se ky veprim i turpshëm do të ketë shumë kosto për demokratët.

Kokalari tha gjithashtu se këto sulme absurde e të pakuptimta përtej çdo limiti diplomatik, po i humbin Berishës kredibilitetin tek njerëzit.

A jeni në terezi me këto akuzat e korrupsioni ndaj Yuri Kim? Dhe nëse do kishit dokumenta, kontrata, tapi pronash në emër të saj, këto duhet të çoheshin në institucionet përkatëse në Amerikë për investigim, por të akuzohet Ambasadori Amerikan për korrupsion të tipit McGonigal nga figura si Berisha, është përtej e turpshme dhe ka shumë kosto për demokratët.

Me këto që thotë Berisha thjeshtë po gërmon varrin e tij më thellë, sepse nëse mendoni se mbas ikjes së Joe Bidenit, ata që do vijnë në DASH do shohin akuzat që Berisha i bën Yuri Kim, dhe do thonë ‘le ta rihapim dosjen e këtij se është i pafajshëm’, jeni seriozisht larg realitetit.

Këto akuza janë jo vetëm absurde por të turpshme përtej çdo limiti diplomatik. Berisha po humb kredibilitet me shumë njerëz në këtë pikë, dhe kjo do bjerë si barrë e rëndë në të gjithë PD”, shkruan Kokalari.

kokalari berisha akuzat kim

Lini një Përgjigje