Politike27 Maj 2023, 09:44

Alibeajn apo Bashën? Zekthi tregon se kë do të zgjidhte për kryetar të PD

Shkruar nga Pamfleti

Alibeajn apo Bashën? Zekthi tregon se kë do të zgjidhte për

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi ka folur në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, ku theksoi se brenda partisë duhet të ketë një garë të ndershme.

I ftuar në “Zonë e Lirë, Zekthi u shpreh se nëse do zgjidhte një emër për kryetar të partisë do ishte mes Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.

“Unë do zgjidhja midis Alibeajt dhe Bashës. Unë dua një PD që ha garën, që bën garë, edhe po humbet, të humbasë me garë dhe të mos i mohohet e drejta askujt.

Duhet të hapet një garë e drejtë dhe e ndershme duke mbrojtur parimet. Cilat janë parimet? Një PD konservatore, në aleancë me SHBA, që mbron liritë fetare dhe ato ekonomike”, tha Zekthi.

alibeaj basha zekthi pd