Politike26 Maj 2023, 22:28

“Ka mungesë besueshmërie”, Kadilli flet për rikthimin e Bashës: Duhet të bindë njerëzit për arsyet e këtij vendimi

Shkruar nga Pamfleti

“Ka mungesë besueshmërie”, Kadilli flet për rikthimin

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka komentuar “rikthimin” e Lulzim Bashës në skenën politike pas zgjedhjeve të 14 majit.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, ai tha se kjo nuk ishte një ngjarje surprizë pasi Basha dihej që do kthehej deri në momentin që iku.

Më tej, Kadilli shprehet se një nga problemet thelbësore që e karakterizon Bashën është mungesa e besueshmërisë. Sipas tij, nëse Basha duhet të rikthehet, fillimisht ai duhet t’i bindë qytetarët për arsyet e këtij vendimi.

“Nuk ishte ngjarje, dihej që do kthehej. Dihej që kur iku. Nuk ishte surprizë. Nuk besoj se ka luftë për të bërë. Nëse do të rikthehet, duhet të bëjë luftë me veten, sepse problemi më i madh i tij është besueshmëria, sepse ai nuk bindi dhe duhet të shpjegojë se pse nuk bindi. Nëse rikthehet në politikë duhet të thotë sepse duhet të rikthehet. Po nuk shpjegoi pse  dështoi është e pamundur të ketë besueshmëri. Nuk mjafton çfarë thotë ai, por duhet të bindë njerëzit. Duhet të bindi njerëzit dhe njerëzit duhet të dëgjojnë të vërtetën. Ka qenë në varësi të Berishës apo ka qenë ai kryetar partie. S’e ka thënë akoma. Mua s’më ka bind akoma dhe duhet ta sqarojë këtë. Unë bashkohem me projekte politike të vërteta, unë s’e paragjykoj individin”, u shpreh Kadilli.

kadilli rikthim basha njerez