TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2023, 23:10

Arlind Qori shpall kandidaturën për Tiranën dhe akuzon gjyqtarin Agron Zhukri: Po na ndalon futjen në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Arlind Qori shpall kandidaturën për Tiranën dhe akuzon gjyqtarin

Kryetari i "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori, ka denoncuar faktin që gjyqtari Agron Zhukri, po pamundëson hyrjen e tyre në zgjedhje, duke e caktuar datën e mbajtjes së seancës për regjistrimin si parti politike në 7 mars, një ditë pas afatit të fundit të KQZ për t'u regjistruar në zgjedhje.

Sot Qori shpalli kandidaturën për kryetar bashkie në Tiranë, teksa shpjegoi se "Lëvizja Bashkë" e ka dorëzuar dokumentacionin në gjykatë në kohë dhe se gjyqtari ka shkelur ligjin me vendimin për ta caktuar seancën pas kalimit të afateve. Po ashtu, ai shtoi se gjyqtari Zhukri nuk u ka dhënë shpjegime me shkrim, por ka deklaruar se ai është gjyqtari dhe "këto punë i di unë".

"Në datën 9 janar, kemi dorëzuar të gjithë dokumentacionin, 3500 firma në Gjykatën e Tiranës. U regjistrua kërkesa jonë, u morën firmat. Sipas ligjit, afati maksimal kur gjykata duhet të japë përgjigje është 30 ditë, pra e ka taksative. Gjykatësi Agron Zhukri nuk e respektoi afatin. Në fillim na u tha nuk është hedhur shorti. Çështja ka afate, që i përcakton ligji i partive. Më pas gjykatësi nxjerr ditën e seancës, 7 mars, larg afatit që duhet të merrte gjykata vendimin. Kur mori vendim pra, e la në 7 mars, nje ditë pas mbylljes së regjistrimit të partive në KQZ. Efekti imediat i kësaj është të mos marrim pjesë në zgjedhje.

Ne kemi dërguar pafund shkresa ku ja sqarojmë këtë gjë dhe i themi mos shkelni afatet për të na pamundësuar regjistrimin tonë në zgjedhje.

Zotëria ka thënë; "unë jam gjykatësi, i di unë këto punë". Asnjë përgjigje me shkrim. Nuk besoj se zoti Zhukri ka ndonjë inat personal me mua. E vetmja gjë që dyshoj, është se gjyqtari nuk është me vullnetin e tij aty, por me vullnetin e atyre që nuk duan të regjistrohemi ne në zgjedhje. Unë mendoj se është qeveria dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, për shkak të kontradiktave të forta që kemi patur me të", tha ai për gazetarin Ylli Rakipi.

arlind qori zhukri zgjedhje

Lini një Përgjigje