TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2023, 22:34

“Doktori nuk është anti-amerikan”, Meta sfidon SHBA dhe mbron Berishën: Për mua s’ka problem që është “non grata”

Shkruar nga Pamfleti

“Doktori nuk është anti-amerikan”, Meta sfidon SHBA dhe

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e sheh si shqetësim apo problem, shpalljen “non grata” të aleatit të tij, Sali Berisha nga SHBA dhe Britania e Madhe.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Meta tha se shpallja “non grata” e Berishës është një vepër e kryeministrit Edi Rama, teksa shtoi se ky vendim nuk e bën Berishën anti-amerikan.

Për mua ky nuk është një shqetësim, për arsye sepse ju e dini që qëndrimi im, që kur është shpallur zoti Berisha “non grata”, ka qenë një qëndrim kundërshtues. E kam bërë të qartë që është një lojë e Edi Ramës dhe e përkrahësve të Edi Ramës.

Është një vendim që është marrë edhe prej tyre, që natyrisht është e drejta e tyre, por e kam të qartë që ky veprim është një histori McGonigal siç del qartë dhe do dalë më e qartë më mbrapa. Ky vendim nuk e bën Berishën anti-amerikan”, tha Meta.

meta berisha non-grata

Lini një Përgjigje