
Ilir Meta ka sulmuar prokurorët e SPAK për dosjen CEZ-DIA. I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, moderatorja e pyeti kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta se përse thirret në prokurori kur nuk ka lidhje me çështjen CEZ-DIA? Ai u shpreh se ata nuk merren dot me inceneratorët dhe hapin dosje kundër tij. Si duket ish-presidenti ka filluar të trembet.
“Prokuroria? Po ka dëshirë. Ngaqë s’ndalon dot pagesat e inceneratorëve prokuroria, nuk i ndalon dot, tani do vijë dhe më thërret mua. Të më thërrasë sa herë të dojë prokuroria, çfarë shqetësimi kam unë? E para kjo, e dyta sa herë kam qenë unë më përpara? Edhe në të kaluarën. S’kam asnjë shqetësim nga prokuroria sepse unë gjithçka në jetën time e kam transparente”, u shpreh Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen e nënshkruar dhe nuk ka asnjë dokument që ai të ketë favorizuar kompaninë CEZ.
Lini një Përgjigje