
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke folur sa i takon aferës së inceneratorëve, mori në mbrojtje Arben Ahmetajn, për të cilin tha se nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë lidhur me këtë çështje.
I pyetur nëse ka bërë një kallëzim në SPAK, ndaj Ahmetajt, Meta deklaroi se për kallëzimet në lidhje me çështjen e inceneratorëve, është marrë më së shumti, paraardhësja e tij në detyrë, Monika Kryemadhi dhe nuk e di me siguri nëse ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj është kallëzuar në SPAK.
“Këtë gjë nuk mund ta them me siguri të plotë, sepse me këtë çështje është marrë Lëvizja Socialiste për Integrim, zonja Kryemadhi mund të ishte intelekutorja më e përshtatshme sepse është marrë me shumë detaje me çështjen.
Por padyshim edhe ai mund të ishte dhe ai duhet të jetë për përgjegjësinë e tij, për aq sa e ka, për të gjitha ato vendime që ka kaluar në mbledhjet e qeverisë, edhe nëse nuk ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë”, tha Meta për emisionin “Now” në “Euronews Albania”.