
Gazetari Nikoll Lesi, në një intervistë televizive u shpreh se protesta e 3 marsit do të jetë e dhunshme, pasi sipas informacioneve që ai disponon, Gjykata e Apelit nuk ka për t’ia dhënë vulën Sali Berishës.
Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo”, Lesi tha se Berishës i takon vula e partisë pasi ai ka më shumë elektoral, krahasuar me grupin tjetër të Enkelejd Alibeaj.
“Nuk do ia japin Berishës, siç po qarkullojnë. 3 marsi do jetë e dhunshme. Nuk është mirë. Informacionet janë që nuk do ia japin atij”, tha Lesi.
Mirëpo, analisti Ilir Yzeiri thotë me bindje se Berisha nuk ka elektorat dhe tha se lufta e tij është personale, jo për parime.
“Ai nuk është njeri normal, ai është shpallur hajdut. Lufta e tij është personale, nuk ka elektoral, këto janë përralla. Ai ka një grup të caktuar që besojnë se ka lidhje me ty gati lidhje hyjnore”, tha Yzeiri.
Lini një Përgjigje